Kom. i Ekonomisë miraton kredinë për Bypass-in e Vlorës dhe Fierit

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Kom. i Ekonomis miraton kredin pr Bypass-in e Vlors dhe FieritTIRANË- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar me konsensus kredinë me vlerë 50 milionë euro për By Passin e Fierit dhe atë me vlerë 60 milionë euro për By Passin e Vlorës.

Të dyja këto hua do të jepen nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve. Projekti i By Passit të Fierit pritet të përfundojë në fund të vitit 2014 dhe ai i By Passit të Vlorës një vit më pas.

Deputetët e opozitës kanë shprehur shqetësim për vonesat në këto projekte. Ndërkohë që përfaqësuesit e drejtorisë së përgjithshme të rrugëve kanë shpjeguar se janë zgjidhur tashmë problemet me shpronësimet.

Përfaqësuesit e ministrisë së Financave kanë shpjeguar se marrja e këtyre kredive nuk do të rëndojë te deficiti buxhetor dhe borxhi, pasi këta tregues sipas tyre, mbeten nën kontroll.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Tags:

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova