Kompromisi, Kosova heq dorë nga termi, Republika

Published on January 27, 2012 by   ·   No Comments

Kompromisi, Kosova heq dor nga termi, RepublikaPRISHTINE- Kosova dhe Serbia do të arrijnë edhe një marrëveshje në fillim të shkurtit. Lehtësuesi i dialogut teknik Robet Cooper e ka përgatitur dokumentin që do të përcaktojë mënyrën se si Kosova do të prezantohet në nisma rajonale pa u penguar nga Serbia. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Koha Ditore.

Marrëveshja për të cilën palët do të takohen për t`u pajtuar në fillim të shkurtit, do të shënojë një kompromis të dhimbshëm. Qeveria e Kosovës është pajtuar që në rajon të prezantohet pa Republikë. Serbia, ndonëse me shumë kundërshtime, ka pranuar që në emrin me të cilin do të përfaqësohet Kosova të mos figurojë Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka pranuar të mërkurën në një bisedë për “Kohën Ditore” se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=80009

Tags:  , , , , ,

Readers Comments (0)




Weboy