Konflikti i interesit, nis hetimi ndaj Behgjet Pacollit

Written by admin on . Posted in Lajme

Konflikti i interesit, nis hetimi ndajBehgjet PacollitPRISHTINË– Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurën ligjore ndaj zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, nën akuzën e konfliktit të interesit në rastin e nënshkrimit të memorandumeve në Nigeri, si përfaqësues i kompanisë “Seagas”, raporton Koha Ditore.

Hasan Preteni, drejtor i Kundër Korrupsionit ka deklaruar se pasi të përfundojë e gjithë procedura, do të mund të flasë publikisht për rastin, për shkak se cështja është nën hetim.

“Ne i kemi përcjellë të gjitha shkrimet. Në bazë të Ligjit Nr.04/L-051 (Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik), e gjithë procedura është e mbyllur për publikun”, ka thënë Preteni. “Publik do të bëhet vetëm vendimi final”. 
(el.me/BalkanWeb)

Tags: , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje