Kosovë, veriu i qetë, por serbët s’heqin barrikadat

Written by admin on . Posted in Lajme

Kosov, veriu i qet, por serbt sRUDARE- Pavarësisht thirrjes së bërë nga komandanti i KFOR.-, Erhard Buhler për lirimin e rrugës në afërsi të fshatit Rudarë, banorët serbë vazhdojnë të mbajnë barrikadat në rrugën që të con në pikën kufitare të Jarinjës. E përditshmja “Koha ditore” citon kryetarin e të ashtuquajturit qarku i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç, te ketë thënë se serbët nga veriu nuk do të heqin dorë nga postblloqet dhe KFOR-i, sipas tij, nuk do të lejohet që të lëvizë në drejtim të kalimit në Jarinje dhe Bërnjakë.

Policia e Kosovës ka deklaruar se gjatë natës nuk është raportuar ndonjë incident.

Ajo ka theksuar se zyrtarët policorë të policisë kufitare dhe doganierët vazhdojnë të qëndrojnë në të dyja pikat kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjakë.

Strukturat paralele në veri të Mitrovicës të shtunën formuan edhe “Shtabin e Krizës”, të cilët urdhëruan banorët e Mitrovicës që të ruajnë me turne barrikadat. Gjithashtu ky shtab urdhëroi banorët serbë të veriut të Mitrovicës që t’u dalin në ndihmë banorëve të Zveçanit dhe fshatit Rudarë duke qëndruar në barrikada me qëllim që të mos lejojnë kalimin e KFOR-it dhe forcave të tjera të sigurisë ndërkombëtare dhe vendëse.

Në të njëjtën kohë gazeta Koha Ditore ka mësuar se “Mbrojtja territoriale”, njëri nga organizimet e strukturave paralele serbe, ka ndërmarrë një aksion me qëllim hapjen e rrugëve për lëvizje të mallrave dhe armëve për nevoja të popullatës serbe në veri të Kosovës. Burime të gazetës kanë bërë me dije se të shtunën kanë vërejtur shumë automjete me mallra duke u futur në Kosovë nga dy rrugë dytësore, të cilat lidhen me qytetin e Novi-Pazarit në Serbi. Po ashtu janë vërejtur automjete me mallra duke hyrë në Tresan, pastaj në Rvatska dhe në Leshak të Komunës së Leposaviçit. Nga ana e saj Policia Kufitare e Kosovës ka thene se nuk ka dijeni. Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se grupet serbe, të cilat i kanë bllokuar rrugët janë duke e keqpërdorur kujdesin e këtij organizmi të sigurisë ndaj popullatës civile. KFOR ende nuk ka ndërhyrë, përkundër paralajmerimit se do ta humbasë durimin nëse vazhdohet edhe më tej me bllokimin e rrugeve.
(s.g/balkanWeb)

Tags: , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova