Kosovë, zbulohen 258 kg drogë në gomat e një eskavator
PRISHTINE - Policisë së Kosovës sekuestroi sot rreth 258 kilogramë lëndë narkotike, të llojit marijuanë, dhe arrestoi 7 persona, mes të cilëve 5 kosovarë dhe 2 serbë.
Mësohet se substanca narkotike ishte fshehur në gomat e një eskavatori, ku janë gjetur edhe 7 armë të llojeve të ndryshme. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dolën sot në një konferencë për shtyp ku e vlerësuan si mjaft të suksesshëm këtë aksion të policisë.
“Operacioni policor është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë me ç’rast janë arrestuar disa persona dhe janë konfiskuar një sasi e madhe e substancës narkotike. Ky operacion është realizuar në dy rajone të Kosovës në kuadër të së cilit janë kryer edhe disa bastisje.”- bëri të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)
![]()
Tags: Bajram Rexhepi, Shpend Maxhuni
Trackback from your site.



