Largimi i Shaqirit, Ambasada amerikane: Koha dhe arsyeja janë me pikëpyetje
TIRANE-Largimi i Bahri Shaqirit nga kreu i Shërbimit Informativ Shqiptarë, (SHISH) është komentuar shkurt dhe nga ambasada amerikane. Sic shkruan VOA, një burim i nivelit të lartë në ambasadën amerikane i tha Zërit të Amerikës se njoftimin për lirimin nga detyra të Shaqirit e kishin mësuar nga lajmet. “Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje”, shtoi më tej burimi.
Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani firmosi sot dekretin për shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve sekrete, Bahri Shaqiri, pas propozimit të kryeministrit Sali Berisha. Shaqiri ishte në krye të Shërbimit Informativ shtetëror prej shumë vitesh dhe i kishte rezistuar një përpjekje të mëparshme të kryeministrit për zëvendësimin e tij.
(d.b/BalkanWeb)
![]()
Tags: Bahri Shaqiri, Bujar Nishani, Sali Berisha, SHISH, TIRANE, VOA
Trackback from your site.



