LDK e AAK i kthehen seancës, por jo edhe Vetëvendosja

Written by admin on . Posted in Lajme

(E plotësuar) Ka vazhduar punimet seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi që është arritur marrëveshja në takimin e dytë mes kryetarit të kuvendit, Jakup Krasniqi, nënkryetarëve dhe shefave të grupeve parlamentare, ku prezent ishte edhe zëvendës ambasadori amerikan në Kosovë, Michael Murphy.

Seanca ka vazhduar me heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për bankat dhe institucionet mikrofinanciare deri në arritjen e një marrëveshje mes grupeve parlamentare, ndërsa në rend të ditës është futur shqyrtimi i dy projektligjeve në lexim të parë, ai për ndërmarrjet publike dhe për ndërtimet.

Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së,i ka thënë se është pranuar kërkesa e LDK-së që të hiqet nga rendi i ditës projektligji për bankat dhe institucionet financiare dhe vazhdimi i seancës të bëhet me shqyrtimin e dy projektligjeve sipas rendit të ditës.

Opozita sërish bllokon punën në Kuvend

Seance plenare ka filluar të enjten punimet me pjesëmarrjen e opozitës, por sërish është dashur të ndërpritet, pasi që opozita nuk ka lejuar të vazhdojnë punimet e seancës, përderisa nuk hiqet nga rendi i ditës Ligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare. Kjo ka bërë që kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi të thërret në një takim shefat e grupeve parlamentare, për të gjetur një zgjidhje.

Me fillimin e seancës deputeti nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti ka kërkuar që në rend të ditës të futet Projektligji për ndërmarrjet publike. Gjithashtu edhe deputeti, Nait Hasani kërkuar të futet në rend të ditës Projektligji për ndërtim.

Por me këtë nuk është pajtuar opozita, duke thënë se po që se nuk hiqet nga rendi i ditës Projektligji për bankat dhe institucionet mikrofginanciare atëherë seancën do të bojkotojnë.

Shefi i Grupit Parlamnetar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ka qenë kusht heqja nga rend i ditës Projektligji për bankat dhe institucionet fiinanciare.

“Ju e dini që ne e kemi bërë një kërkesë si grupe parlamentare dhe kërkojmë të deklarohemi për Ligjin për bankat që ka qenë kusht për të qenë këtë. Nëse shkoni me këtë renditje ne na detyroni ta lëshojmë sallën përsëri”, ka theksuar Beqiri.

Ka ndërhyrë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës dhe për shqyrtimin e Projektligjit për bankat të mbahet një seancë nesër.

Por nuk është pajtuar sërish Beqiri, i cili ka thënë se futja e dy projektligjeve është shkelje e projektligjeve, duke thënë lëreni këto lojra.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se këtu është bërë si një lloj fontan dëshirash me futjen e ligjeve.

“Kundërshtimi ynë ka qenë edhe mënyra, por edhe natyra e ligjit. Shtimi për një ditë i ligjit, këtu është bërë si lloj fontanë dëshirash. Nuk mendoj që është as në frymën as në rregullat”, ka thnëë Ymeri.

Sipas tij Ligji për ndërtim, është në vijë me atë për bankat dhe institucionet mikrofinanciare. Duke kërcënuar me lëshim të sallës.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se radha ka qenë të zgjidhet problemi, që pozita të propozon heqjen nga rendi i ditës Ligji për banka dhe atëherë të propozohen tema të tjera.

Ndërsa shefja e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovës të Re, Myzejene Selmani, ka thënë se kërkesa për futjen në rend dite të Projektligjit për ndërmarrjet publike, që është pjesë e pakos së Ahtisarit, duhet të pësoj ndryshime.

Pas kësaj kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i detyruar ka thirrur një pauzë 20 minutëshe, ndërsa tash ai është duke mbajtur një takim me shefat e grupeve parlamentare për të gjetur një zgjidhje./kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje