Lihet i lirë Emiliano Shullazi, u kap me armë e drogë në 8 Maj

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Lihet i lir Emiliano Shullazi, u kap me arm e drog n 8 MajTIRANË- Gjykata e Apelit ka ndryshuar sot masën e arrestit për të Emiliano Shullazin, i njohur si trafikant droge dhe i arrestuar për herë të fundit në 8 maj, ditën e zgjedhjeve, pasi u kap me armë zjarri, thika dhe lëndë narkotike, gjatë një kontrolli në makinën e tij.

Apeli ka ndryshuar kështu masën, nga arrest me burg në arrest shtëpie, duke e lënë sërish të lirë. Ky i fundit nuk ka pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria, duke u shfajësuar se nuk kishte dijeni për armët e gjetura në makinën e blinduar me të cilën udhëtonte, pasi e kishte blerë atë së fundmi në Amerikë.

Ndërsa në lidhje me një pistoletë të gjetur në shtëpinë e tij ka deklaruar se e mbante si suvenir dhe se e kishte blerë para 10 vitesh.

Shullazi dhe 11 persona të tjerë janë arrestuar ditën e 8 Majit në afërsi të zonës së liqenit Artificial në kryeqytet. Shullazi u ndalua edhe gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 8 Majit, pasi tentoi të prishë një tubim të Partisë Socialiste.

Emiljano Shullazi është një person me precedentë penal, i njohur si trafikant heroine. Ai është liruar nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar pas përfundimit të afatit të dënimit prej 7 vitesh e 4 muaj burg, të dhënë ndaj tij për trafik droge.
(m.Arapi/BalkanWeb)

Tags: , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova