Liria e medias, "Reporterë pa Kufij’: Kosova shenja rritjeje
PRISHTINË- Sipas organizatës “Reporterë pa Kufij”, liria e medias në Kosovë vlerësohet në rritje.
Në raportin e publikuar sot për ” Indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2011″, Kosova renditet në vendin e 86-të, me 30 pikë, në krahasim me vitin 2010, ku rënditej në vendin e 92-të me 24.83 pikë
Në raportin “Indeksi i lirisë së shtypit për vitin 2011”, Shqipëria renditet në vendin e 96-të, 16 vende më poshtë se një vit më parë.
Nga vendet e rajonit, Maqedonia renditet e 94-ta, Mali i Zi i 107-ti, Serbia e 80-ta, Bosnjë Hercegovina radhitet në vendin 58, ndërsa Kroacia është e 68-ta. Sllovenia është radhitur në vendin e 36.
Finlanda dhe Norvegjia renditen si vendet me lirinë më të madhe të shtypit.
(el.me/BalkanWeb)
.
![]()
Tags: Bosnj Hercegovina, Mali, Serbia
Trackback from your site.



