Maqedonia si model

Published on January 27, 2012 by   ·   No Comments

Ndërmjetësi Robert Cooper nuk arriti të vizitojë të enjten Prishtinën për shkak të motit të keq. Bisedat me shefen e delegacionit të Kosovës, Edita Tahirit, ai do t’i vazhdojë sot përmes një videokonference. Cooper po përpiqet të ofrojë zgjidhje për bashkëpunimin rajonal, duke u bazuar në kontestin greko-maqedonas. Pala kosovare ka pranuar këtë model, derisa Serbia po insiston ende në Rezolutën 1244.

Ndërmjetësi i Bashkimit Europian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper nuk ka arritur të vizitojë të enjten Prishtinën për shkak të pamundësisë për të aterruar në Aeroportin e Sllatinës.

Cooper ka qëndruar të mërkurën në kryeqytetin serb, ku ka diskutuar me negociatorin Borko Stefanovic çështjen e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.

Për këtë temë, ai është dashur të flasë me negociatoren e Kosovës, Edita Tahirin.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka bërë të ditur se vizita e Cooper mund të bëhet në rrethana më të mira klimatike, pasi mosardhja e tij mund të perceptohet keq nga opinioni.

“Unë fola sot në telefon, ai vetë është lajmëruar dhe i kam kërkuar që ta vizitojë Kosovën, pavarësisht se do të flasim në videokonferencë. Kam argumentuar se në opinionin publik vizitat e tij duhet të jenë të balancuara edhe në Beograd edhe në Prishtinë dhe opinioni ka mbetur i pakënaqur me mosardhjen e tij , por ne e kemi arsyetuar sepse u papa që moti i ligë i pengoi lëvizjet, ajo ishte reale, por kjo mund të kompensohet me një situatë më të mirë në ditët e ardhshme”, ka thënë Tahiri në një prononcim për Express.

Ajo ka shpjeguar se do të ketë një “raund” të ri bisedash me Cooper përmes videolidhjes.

“Biseda me videkonferencë do të jetë nesër (premte) diku rreth orës 3 .Ne sot përsëri kemi biseduar që të përgatisim takimin e nesërm, ku unë do të njoftohem me bisedat që janë zhvilluar në Beograd për të parë se a ka pasur lëvizje në pozicionin e palës serbe për bashkëpunimet rajonale”, ka thënë negociatorja kosovare.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags:  , , , , , ,

Readers Comments (0)




Free WordPress Theme