MASH: Tekste falas dhe drekë në shkolla për komunitetin rom

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

MASH: Tekste falas dhe drekë në shkolla për komunitetin romTIRANË- Ministria e Arsimit do të ndërmarrë disa nisma në ndihmë të fëmijëve të komunitetit Rom në Shqipëri.“Viti shkollor rezervon për fëmijët romë tekste falas.Po mendohet që në disa shkolla të vendit të ofrohet dhe drekë falas pas mësimit”, tha Zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj e cila ishte sot e pranishme në Konferencën kombëtare mbi metodat e përfshirjes së komunitetit Rom dhe dhe integrimit të mëtejshëm të kësaj popullsie.

Ajo konfirmoi se një tjetër nismë e Ministrisë së Arsimit do të jetë dhe futja e gjuhës e kulturës rome në lëndët ekstra kurrikulare që zhvillohen në klasat e IX dhe të XII të arsimit parauniversitar.

Të dhënat e shoqatave rome që punojnë në ndihmë të këtij komuniteti, tregojnë se shkaku kryesor i braktisjes së shkollës është varfëria, papunësia e familjeve rome.

Një pjesë e madhe e prindërve detyrohen të lypin në rrugë bashkë me fëmijët, edhe pse këta të fundit duhet të ndjekin arsimin e detyruar 9 vjecar sipas ligjit. Ky komunitet vuan problemin e regjistrimit civil të fëmijëve të porsalindur, martesave, divorceve e vdekjeve.

Projekti ka për qëllim të asistojë komunitetet rome dhe po zbatohet në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës, rajone me komunitete rome. Konferenca e sotme me mbështetjen e Amabasadës së Zvicrës, do të krijojë një listë me rekomandime të mëtejshme për qeverinë shqiptare.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Tags: , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova