Matura, nesër provimi i parë, Tafaj: Janë marrë të gjitha masat

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Matura, nesër provimi i parë, Tafaj: Janë marrë të gjitha masatTIRANË- Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, një ditë para nisjes së provimeve të maturës shtetërore, deklaroi sot se, “procesi i testimit do të jetë transparent dhe i rregullt”.

“Janë marrë të gjitha masat në bazë të rregullores të Maturës për të eleminuar të gjitha kopjet gjatë testimit të të rinjve”,- tha Tafaj gjatë prezantimit të projektit për shtrirjen e gjuhës italianë në shkollat e mesme.

Në bazë të një marrëveshjeje, maturantët shqiptarë që kanë ndjekur këtë gjuhë dhe dëshirojnë të studiojnë në universitetet italiane favorizohen duke mos u testuar për provimin e gjuhës .

Në këtë prezantim ishte i pranishëm dhe ambasadori Italian, Saba Delia, i cili konsideroi se “mësimi i gjuhës italianë në shkollat 9-vjecare dhe të mesme është mjaft i rëndësishëm për të afruar dy popujt”. Sipas tij, aktualisht në universitetet italiane studiojnë rreth 20 mijë të rinj shqiptarë.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Tags: ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova