Mitrovicë, KFOR-EULEX operacion për kapjen e vrasësve të policit

Written by admin on . Posted in Lajme

Mitrovic, KFOR-EULEX operacion pr kapjen e vrassve t policitMITROVICE - EULEX-i dhe KFOR-i sapo kanë përfunduar, por pa sukses një operacion në veri të Kosovës në kërkim të personave që kanë shkeulir ligjin, njofton korrespondenti i Koha.net në Mitrovicë.
Njoftimet për aksionin e forcave ndërkombëtare të sigurisë në veri të vendit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hoton. Forca të mëdha të KFOR-it dhe të EULEX-it kanë hyrë, sot në orën 5 e 30 minuta në Zupç të Zubin Potokut, ku kanë nisur bastisjen e shtëpive, njoftonin mediat serbe. Sipas këtyre burimeve EULEX-i po kërkon gjashtë të dyshuar për vrasjen e pjesëtarit të policisë speciale të Kosovës, më 26 korrik.

Operacioni i forcave ndërkombëtar të sigurisë, EULEX-it dhe KFOR-it për kapjen e vrasësit të policit Enver Zymberi, i nisur në orët e para të mëngjesit, përfundoi në orën 08:00 pa ndonjë sukses, theksojnë burimet. Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni, forcat ndërkombëtare të sigurisë kanë kontrolluar tre shtëpi në fshatin Zupç, kërkime në disa pjesë të tjetra të komunës së Zubin Potokut.
Zëdhënësi Hoton citohet nga mediat serbe të ketë thënë se autoritetet vendore janë informuar për aksionin dhe se operacioni po zhvillohet me qëllim “të forcimit të sundimit të ligjit dhe të nxjerrjes para drejtësisë përgjegjësit për krimin”.

Por ky operacion policor po aktivizon rikthimin e marrikadave. Burimet kanë shtuar se serbët janë duke u organizuar për kthimin e barrikadave në pika të ndryshme, ndërkohë që situata në veri po tensionohet.
Në vetë qytetin e Mitrovicës është një situatë e qetë, ndërsa në urën kryesore mbi lumin Ibër vërehen forca të shtuara të sigurisë të përbëra kryesisht nga policë të Kosovës dhe karabinierë italianë si dhe njësi speciale të EULEX-it.

Në Zubin Potok sot nuk është lejuar hyrja as e automjeteve që furnizojnë me bukë e qumësht. Vendësit po tubohen në qendër të qytetit.

Burimet serbe thonë se “deri tani asnjëherë nuk kanë parë kaq shumë ushtarë”, raportojnë mediat e Beogradit. “Kanë bllokuar të gjitha rrugët në Zubin Potok, Janë sistemuar në rreth njëzet pika, kurse në disa pjesë rruge ka pasur edhe nga pesë automjete ushtarake. Ata e kanë mbyllur vendin sa askush nuk ka mundur ta braktis, madje as fëmijët”, citojnë mediat serbët lokalë.

Mediat citojnë banorët, sipas të cilëve ushtarët e KFOR-it hynin nëpër shtëpi dhe kërkonin armë. Rreth orës tetë një pjesë e pjesëtarëve të KFOR-it u tërhoq nga Zubin Potoku, por pohohet se aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës.

(d.b/BalkanWeb)

Tags: , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova