Muja për Kurtin
Shaip Muja ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e Albin Kurtit nga posti i Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme. Në letrën e siguruar nga Express, deputeti i PDKsë akuzon kreun e Vetëvendosjes për izolim të Komisionit dhe për shkelje të ligjit.
Deputeti i PDKsë, Shaip Muja ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.
Këtë kërkesë, Muja e ka bërë të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit, të cilën e ka udhëhequr Nënkryetari Hydajet Hyseni, por se nuk është diskutuar për shkarkimin e Kryetarit për shkak se Kurti ndodhet në Gjermani.
Në kërkesën dyfaqëshe, të siguruar nga Express, Muja ka pasur ankesa për publikimin e vlerësimeve të Liderit të Vetëvendosjes për kandidatët për ambasadorë, për të cilët ka dhënë vlerësime negative, me përjashtim të Sylejman Selimit.
Sipas Mujës, publikimi i komenteve konfidenciale të Albin Kurtit për ambasadorë është e kundërligjshme dhe për këtë duhet të japë dorëheqje.
Me këto veprime të dhënash jokonfidenciale, duke i vlerësuar kandidatët për ambasadorë me fjalë të ulëta, duke ua ulur vlerat dhe dinjitetin e tyre, jepte shenja te shtete mike për joseriozitet të Qeverisë, ka shkruar Muja, në arsyetimin e dhënë.
Ndryshe, komisionet e Kuvendit merren në fillim të mandatit të Kuvendit dhe partia më e madhe e ka të drejtën të zgjedhë e para. Kështu, PDKja ka zgjedhur Komisionin për Financa, LDKja atë për Legjislacion, ndërsa Vetëvendosja e ka marrë Komisionin për Politikë të Jashtme.
Zyrtarë të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se mundësia për të ndryshuar kryetarët e komisioneve është shumë e vogël, veç nëse partia vendos ta ndërrojë anëtarin e vet.
Megjithëkëtë, sipas vlerësimeve të deputetit të PDKsë, Lideri i Vetëvendosjes po flet si një njeri me komplekse personale dhe nacionale dhe po dëshiron ta shndërrojë rendin juridik në rend anarkik.
Fatkeqësisht, ky vlerësim simptomatik me aromë diktatoriale ka për qëllim të zhvlerësojë çdo personalitet, çdo propozim dhe vlerë që mund të ndihmojë në ndërtimin e Politikës së Jashtme, ka shkruar më tej Muja.
Sipas Mujës, për shkak të Albinit, Komisioni ka mbetur i mbyllur.
Huqja dhe dështimi sistematik për të balancuar mendimin personal dhe imazhin e Kosovës jashtë vendit, si dhe qasjen impotente të Komisionit në raport me Diplomacinë Parlamentare, rezulton me kërkesën time për dorëheqje apo edhe shkarkim të Albin Kurtit nga KPJja.
Shpërndaje:
Tags: Albin Kurtit, Diplomacin Parlamentare, Hydajet Hyseni, Komisionit Parlamentar, PDK, Shaip Muja, Sipas Muj, Sylejman Selimit
Trackback from your site.








