Napoli-Juventus, betejë titulli në "San Paolo"

Written by admin on . Posted in Sport

Napoli-Juventus, betej titulli n San PaoloROME-Napoli e Juventus zhvillojnë sot në mbrëmje një betejë me aromë titulli, duke u vendosur përballë njëra-tjetrës në stadiumin “San Paolo”, në një mbrëmje inkandeshente të futbollit italian. Trajneri Valter Maxarri kërkon një tjetër sforco nga skuadra e tij, pas asaj të një jave më parë ndaj Mançester Sitit. “Grupi që drejtoj është shumë krenar, është kjo arsyeja përse nuk kemi dështuar në asnjë prej ndeshjeve të rëndësishme”, deklaroi tekniku i Napolit në prag të sfidës. Juventusi është në vend të parë dhe nuk e njeh ende shijen e humbjes, por për Napolin kjo ndeshje ka një shije të veçantë. “Mendoj se pavarësisht lodhjes, do të arrijmë të mbajmë lart tensionin, pasi ndeshje të tilla të motivojnë vetë. Por, nuk është ndeshja e jetës për Napolin, ashtu siç nuk ishte një vit më parë. Për më tepër, është vetëm java e 12-të dhe gjithçka mund të ndodhë në të ardhmen”, shtoi Maxarri. Trajneri i Napolit deklaroi gjithashtu se Juventusi në shumë gjëra, ka kopjuar stilin e Napolit. “Sa i përket ritmit, mendoj se Konte na ka kopjuar pak. Pashë një Juve shumë të ngjashme me Napolin, në disa momente të ndeshjes, – tha Maxarri. – Veç kësaj, ata kanë gjithë javën në dispozicion për t’u përgatitur, pasi nuk kanë ndeshje në Kupë. Ndërsa për ne është ndeshja e katërt në 10 ditë dhe nuk jemi mësuar me këto ritme”, shtoi ai.
Konte
Për trajnerin e Juventusit Antonio Konte, ndeshja e sotme është një nga më të vështirat, për më tepër që “Zonja e Vjetër” do të jetë pa Klaudio Markizion, një nga futbollistët më të mirë të sezonit. “Pres një ndeshje të fortë, të mbyllur. Për ne do jetë ndeshja më impenjative që nga fillimi i sezonit”, deklaroi Konte. Në lidhje me rivalin kryesor për titull, Milanin, Konte deklaron: “Milani ka fituar titullin, është duke ecur shumë mirë në Champions dhe bëri një ndeshje të barabaratë ndaj Barcelonës. Duhet të jemi krenarë që skuadrat italiane kanë nisur të respektohen në Evropë, pasi diçka ka ndryshuar. Ndërsa ne, duhet ta dimë që kampionati ynë nuk mbaron në Napoli”. Një temë më vete në Itali është ajo e sherrit mes Osvaldos dhe Lamelës te Roma, me të parin që ka goditur me grushta argjentinasin. “Sot, në dhomat e zhveshjes, është si Big Brother dhe asgjë nuk ecën mirë. Disa gjëra ndodhnin edhe më parë, vetëm se në mbrëmje i harronim dhe dilnim për darkë bashkë me familjet. Dhoma e zhveshjes janë të shenjta dhe gjithçka duhet të qëndrojë aty. Ndërsa sot, edhe kur një lojtar ka thjesht grip, gazetarët e marrin vesh. Në pikë, jam nostalgjit për kohet e dikurshme”, tha më tej trajneri i Juventusit.

(d.b/BalkanWeb)

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova