Ndryshimet Kushtetuese, Jahjaga numëron ditët

Published on January 27, 2012 by   ·   No Comments

Ndryshimet Kushtetuese, Jahjaga numron dittPRISHTINË- Me ndryshime kushtetuese që pritet që të ndodhin së shpejti në Kosovë, presidentja Jahjaga nuk do të mund ta çojë deri në fund mandatin e saj si presidente e Republikës së Kosovës.

Mediat kosovare bëjnë me dije se presidentja kosovare do të mund të qëndrojë në krye të shtetit edhe për gjashtë muaj pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.

Anëtarët e Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës thonë se në këtë formë ata do të respektojnë marrëveshjen mbi bazën e së cilës është zgjedhur presidentja dhe e cila e përcakton se pas hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese brenda gjashtë muajve do të shpallen zgjedhjet.

Ngaj për këtë arsye presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në dallim nga dy ish-paraardhësit e saj, Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli, nuk do të mund ta çojë deri në fund mandatin e saj si presidente.

Numërimi për të ka nisur që tani, në dallim nga dy paraardhësit që janë “rrëzuar” nga ana e Gjykatës Kushtetuese, shkruan gazeta “Zëri”.
(el.me/BalkanWeb)

Readers Comments (0)




Premium WordPress Themes