Osvaldo-Lamela, zbardhet debati që i çoi të grushtat
ROME- Gazeta spanjolle “El Confidencial” ka zbuluar arsyet përse Osvaldo i Romës zuri me shpulla shokun e ekipit Lamela të premten. Gjithçka ka nisur që në lojë, në një moment kur ndeshja Udineze-Roma ishte 0-0. Lamela nuk pasoi te sulmuesi italo-spanjoll kur ky ishte vetëm dhe Osvaldo menjëherë i ulëriti. Në fund, ai moment peshoi jo pak, pasi Roma u mund 2-0 nga Udineze.
Në dhomat e zhveshjes, Osvaldo kërkoi llogari, por nuk mori asnjë përgjigje prej lojtarit argjentinas. “Jam më i madh se ty dhe ky nuk është River Plejti, m’u përgjigj”, ulëriti ai. “Mbylle gojën, nuk je Maradona”, ia ktheu Lamela. Atëherë, Osvaldo nuk ka duruar dot më dhe e ka kapur me shpulla.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
![]()
Tags: El Confidencial, River Plejti, Udineze Roma
Trackback from your site.



