Pacolli: Në vitin 2012 do kalojmë shifrën e 100 njohjeve
PRISHTINË - “Në vitin 2012 Kosova do ta tejkalojë shifrën magjike prej 100 njohjesh”, – tha sot presidenti i Aleancës Kosova e Re, Bexhet Pacolli, në mesazhin e urimit për Vitin e Ri.
“Kosova ka nevojë për punë, ka nevojë për përparim. Të angazhohemi të gjithë që vitin 2012 ta shndërrojmë në vit të suksesit për vendin dhe qytetarët tanë”, theksoi Pacolli.
Edhe gjatë pritjes tradicionale të fundvitit të kryeministrit Hashim Thaçi për përfaqësuesit e medias me rastin e Festës së Vitit të Ri, zv/kryeministri i parë, Bexhet Pacolli, në bisedë me gazetarët është shprehur optimist për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës, të njohur deri tani nga 85 vende anëtare të OKB-së.
(er.nu/BalkanWeb)
![]()
Tags: Bexhet Pacolli, Hashim Tha, OKB
Trackback from your site.



