Parlamenti Rinor monitoron provimet e Maturës Shtetërore
TIRANË- Një ditë para fillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, Parlamenti Rinor paraqiti nimën për ngritjen e një bordi monitorimi, në mënyrë që i gjithë procesi i provimeve të zhvillohet në një transparencë të lartë. Drejtuesit e Parlamentit Rinor në një konferencë për shtyp bënë të ditura synimet e këtij projekti.
“Nëpërmjet këtij procesi ne synojmë rritjen e transparencës së procedurave dhe administrimt të maturës shtetërore, rritjen e informimit të nxënësve, si dhe ndërgjegjësimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve për zhvillimin e një procesi të rregullt dhe të ndershëm”, u shpreh Kryetarja e Parlamentit Rinor Griselda Qosja.
Ndërsa një tjetër përfaqësuese e Parlamentit Rinoi lëshoi këtë apel: “Do doja t’i bëja thirrje nxënësve me rezultate të larta, nëse nesër nuk do të pengoni kopjimin dhe akoma më keq do të jeni pjesë e tij nuk do të merrni atë që ju takon, pasi dikush tjetër do të mund të zërë vendin tuaj padrejtësisht”, u shpreh Kordinatorja Donalda Mirakaj.
Në të gjitha shkollat ku do të realizohen provimet e Maturës Shtetërore do të angazhohen rreth 60 vëzhgues të Parlamentit Rinor dhe në fund të këtij procesi do të hartohet një raport final me të gjitha vëzhgimet por edhe rekomandimet për drejtuesit e ministrisë së Arsimit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
![]()
Tags: Kordinatorja Donalda Mirakaj, Parlamenti Rinor, Parlamentit Rinoi, Parlamentit Rinor
Trackback from your site.



