Pirlo përballë Ozil, çështje fantazie

Written by admin on . Posted in Sport

Pirlo prball Ozil, shtje fantazieTIRANE-Nga njëra anë penalltia fantastike e Pirlos, që shtriu në tapet Anglinë dhe ekzaltoi të gjithë të pasionuarit e futbollit, nga ana tjetër klasi i kristaltë i një prej fantazistëve më të fortë në botë.

Itali-Gjermani nuk do jetë vetëm një sfidë historike e futbollit, por edhe një betejë kokë më kokë mes Andrea Pirlos dhe Mesut Ozilit, dy futbollistë të jashtëzakonshëm që pritet të ndezin gjysmëfinalen europiane të ditës së nesërme.

Pra, ky takim pritet të ofrojë një duel mes titanësh, mes fenomenesh, mes dy lojtarëve që janë në gjendje të ndryshojnë fatin e një takimi falë cilësive të tyre të mëdha. Nëse krahasojmë karrierën e të dyve, Andrea Pirlo ka fituar gjithçka në karrierën e tij, qoftë në rang klubesh, ashtu sikurse me kombëtaren (edhe pse këtu i mungon vetëm Europiani për ta quajtur të mbyllur ciklin e trofeve). Ndërkohë, Mesut Ozil, 9 vjet më i ri se kolegu i tij italian, sapo është shpallur kampion i Spanjës me Realin e Madridit dhe ka udhëtuar në Poloni e Ukrainë për të fituar trofeun e parë me Kombëtaren e Gjermanisë. Të dy këta lojtarë janë jashtë normës për sa i përket teknikës së tyre dhe jo më kot këto cilësi i bëjnë ata të pazëvendësueshëm në përfaqësueset e tyre, por edhe vrasës për kundërshtarët që kanë përballë. Pirlos i pëlqen të interpretojë rolin e mjeshtrit në fushë, të dirigjojë lojën me goditje dhe pasime të gjata e të shpejta, një gjeometër fantastik, dhe në botë mund të krahasohet vetëm me njërin… Ai është Ksavi, fantazisti i Spanjës, i cili ndonëse gëzon këto cilësi, ka mbetur i mrekulluar nga italiani në paraqitjen e bërë kundër Anglisë. Penalltia parabolë, por mbi të gjitha e saktë kundër “Tre Luanëve”, ka ekzaltuar cilësitë e veta, gjeste që Pirlo në karrierë i ka mbajtur të fshehta, por i ka përdorur atëherë kur kanë qenë të nevojshme. Juventini është një lider i zoti të përmbysë inercinë e një takimi me një gjest që brenda vetvetes nuk ka logjikë reale, logjikë brenda normave të futbollit. Gjesti i kampionit të Prandelit paralizoi kundërshtarin, por mbi të gjitha konfirmoi faktin se Pirlo është një fenomen i këtij sporti, sepse janë të paktë atë që detyrojnë topin të bëjë çfarë fantazon mendja e njeriut.

Lojtari me origjinë turke, Mesut Ozil, është një futbollit më dinamik, më eksploziv nga pikëpamja fizike, futbollisti tipik modern i kohëve të sotme. I fortë fizikisht, i shpejtë, i fuqishëm, por në të njëjtën kohë i pajisur me një teknikë mbi normën mesatare. Pa e ekzagjeruar shumë, gjermani kujton një yll të quajtur Zinedin Zidan, mbi të gjitha për mënyrën se si e “ledhaton” topin, një kënaqësi poetike e shoqëruar edhe nga akselerime vdekjeprurëse përballë mbrojtjes kundërshtare. Deri në këtë pikë të turneut, kombëtarja e Lëvit pa dyshim ka dhuruar futbollin më të mirë në Europë, katër fitore në 4 ndeshje, 9 gola të shënuar, edhe pse këtu mungon pikërisht firma e fantazistit të Realit. Por mbase Mesut Ozil e ka ruajtur një “perlë” të tijën për të vendosur gjysmëfinalen kundër Italisë, e cila do të ishte kështu edhe “kartëvizita” ideale për të tentuar fitoren e “Topit të Artë”, i njëjti objektiv që do tentojë edhe Pirlo sivjet.

Montolivo: Itali-Gjermani do më përçajë familjen
Itali-Gjermani do të jetë një finale e parakohshme, por edhe një derbi në familje për mesfushorin e të kaltërve, Rikardo Montolivo, i cili ka nënë gjermane dhe baba italian. “Kjo do të jetë një ndeshje speciale për mua, një sfidë që do më përçajë familjen për nga tifozllëku që ata do të bëjnë. Mamaja do bëjë tifo për gjermanët, madje ajo beson se me 60 për qind fiton Gjermania dhe vetëm 40 për qind beson te ne, ndërsa familjarët e babait për Italinë. Gjithsesi, nëse unë do të jem në fushë, gjërat do të balancohen disi dhe të gjithë do bëjnë tifo për mua, për Italinë”, përfundon mesfushori i Italisë.

Podolski: E thyejmë tersin ndaj Italisë
Mesfushori Lukas Podolski pritet të rikthehet titullar ndaj Italisë. Ai ka qenë “viktimë” dhe dëshmitar i dështimit të kombëtares së Klinsmanit në vitin 2006. “Nuk mund të na bëjë presion askush nëpërmjet statistikave. E di që s’kemi fituar ndaj tyre, por erdhi momenti i duhur për Gjermaninë që të thyejë atë seri apo atë ters ndaj Italisë. Të gjithë janë të vetëdijshëm që nuk mund të bëhen krahasime historike dhe të bazohemi tek bilancet, pasi edhe italianët e dinë që ne sot kemi një taktikë dhe filozofi tjetër, ose më saktë “vrasëse” për ta. Italia mund të jetë e frikshme në letër, por ne duam finalen”, tha Podolski.

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Tags: , , , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje