Prifti: Dua ekspertizë të re nga një vend i BE për videon
TIRANE- Pas vendimit të 3 ekspertëve shqiptarë për ta cilësuar jo origjinale videon mes Ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, vjen edhe reagimi i këtij të fundit. Prifti deklaroi edhe njëherë se videoja e regjistruar prej tij është autentike, ndërsa akuzoi gjyqtarët se mbrojtën Metën në gjyq.
“Videoja u bë nga ora, ishte origjinale, kjo është një provë e padiskutueshme. U njoha me vendimin e ekspertëve dhe mendoj se ata mbrojtën Ilir Metën para gjykatës. Me këtë vendim turpëruan më shumë vendin, edhe pse nuk prisja që ata të thoshin të vërtetën”, deklaroi Prifti.
Ai kërkoi më tej, të bëhet një ekspertizë e re e kësaj videoje dhe këtë herë “Ekspertiza të bëhet nga një vend i BE”, sic tha Prifti.
Ish-ministri i Ekonomisë u shpreh më tej se do vazhdojë luftën e tij antikorrupsion. “Drejtësia shqiptare sot ka humbur një betejë, jo luftën. Do jem i gatshëm ta coj deri në fund luftën time antikorrupsion”.
(m.a/BalkanWeb)
Tags: Ekonomis Dritan Prifti, Ilir Met, Ilir Meta
Trackback from your site.



