Prishtinë, lirohen të arrestuarit e "Vetëvendosje"-s

Published on January 28, 2012 by   ·   No Comments

Prishtin, lirohen t arrestuarit e Vetvendosje-sPRISHTINE - Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka anuluar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Komunale në Podujevë për “arrest shtëpiak”, të 8 aktivistëve të “Vetëvendosje”- s dhe një qytetari të arrestuar në protestën e 14 janarit në Podujevë, si dhe e ka kthyer çështjen në rishqyrtim në shkallën e parë.

Vendim i shkallës së dytë është marrë pas ankesës që kanë bërë mbrojtësit e Frashër Krasniqit, Salih Zybës, Naim Bunjakut, Bekim Sylejmanit, Genc Musës, Hysen Durmishit, Musa Ajetit, Gëzim Hysenit dhe Sabri Bajraktarit.

Ky i fundit e kishte mohuar në seancën dëgjimore se ka qenë pjesëmarrës në protestë, por ka thënë se kishte ardhur nga Dragashi për ta shitur një veturë në Podujevë dhe se është arrestuar e rrahur nga policia kur ka dalë prej një kafeneje në dalje të qytetit, raporton Koha.

Sipas Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, aktvendimi është i paligjshëm sepse në të nuk janë përshkruar veprimet e secilit të pandehur veç e veç, pastaj veprimet e të pandehurve nuk hyjnë në vepra penale.

(er.nu/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=80149

Tags:  , , , , , , ,

Readers Comments (0)




WordPress Themes