Priten ulje të çmimeve të ultrabookëve
Sipas raportit, Acer, Asustek dhe Toshiba janë duke shikuar që të ulin çmimet në çerekun e parë të vitit 2012, për ta bërë atë nën 1000 dollarë. Madje, një subvencion prej 100 dollarëve nga Intel shkaktoi një ngritje të këtij çmimi për 5-10%. Por madje edhe pa uljen e çmimit, është më së miri të presim për rundin e ardhshëm të ultrabookëve.
Si zhvillues i platformës së ultrabookëve, Intel më parë deklaroi që çmimi si shënjestër ishte nën 1000 dollarë. Sidoqoftë, vetëm një pjesë e prodhimit të parë të ultrabookëve do të kenë çmim më të lartë. Burimet e Digitimes tregojnë që çmimi i tanishëm i komponentëve e bën të vështirë cakun me materiale 13 inçëshe, me çmime rreth 690 dollarë. Dhe çmimi nga prodhuesi origjinal dhe shpërndarësi në treg shpejt rritet, duke lënë pak hapësirë për çmimin nën 1000 dollarë. Por si shumica e gjërave elektronike, çmimet në vazhdimësi janë duke rënë me kalimin e kohës.
Çmimet e ulëta nuk janë arsyet e vetme që të blihet një ultrabook. Ultrabookët e tanishëm janë të ndërtuar në platformën Sandy Bridge. Gjenerata e ardhshme e procesorëve do të jetë përdorues më ekonomik i energjisë, duke rezultuar në një jetëgjatësinë e baterisë./pcworldalbanian
Trackback from your site.



