Pritje të gjata të kosovarëve në Merdar edhe sot

Written by admin on . Posted in Lajme

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një prononcim për RTK-në ka bërë të ditur se është normalizuar qarkullimi nga Kosova për të hyrë në Serbi, por informacionet që vijnë nga andej, flasin së qytetarët ende po vazhdojnë të presin në radhë të gjata për të hyrë në Kosovë.

“Sot nuk ka pritje na Kosova për të hyrë në Serbi, por kemi informacionet se pritjet e me orë të tëra po vazhdojnë në kufirin nga Serbia për të hyrë në Kosovë. Këto informacione na vijnë nga qytetarë të ndryshëm”, ka thënë Kelani, transmeton Koha.

Ai sërish u ka bërë apel gjithë qytetarëve për aq sa kanë mundësi që të shmangin këto pikë kalime në mënyrë që të mos presin në radhë të gjata.

Siç dihet, në zonën e kufirit Kosovë-Serbi, në Merdar, të shtunën ishin formuar autokolona prej disa kilometrash me automjetet e shqiptarëve të Kosovës.

Sipas rrëfimeve të udhëtarëve, ata të shtunën janë mbajtur me orë të tëra në kufi. Për shkak të pritjes së gjatë, shumë prej tyre kishin lënë makinat në anën serbe dhe ishin nisur në këmbë për të kaluar në territorin kosovar. Madje disa prej tyre tregojnë se për të kaluar kufirin policia serbe i ka detyruar të japin edhe ryshfet, ka raportuar Top Channel.

Ndërkohë një bashkatdhetar, i cili kishte një vulë të shtetit shqiptar, serbët nuk e lejuan të kalojë në pikë kalimin kufitar në Merdar.

Drejtuesit e automjeteve të rënda tregonin se nëpër pikat kufitare janë detyruar të presin edhe më shumë se 20 orë.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje