Procesi gjyqësor, Ramush Haradinaj kthehet në Hagë

Written by admin on . Posted in Lajme

Procesi gjyqsor, Ramush Haradinaj kthehet n HagHAGE- Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është rikthyer në Hagë. Haradinaj ka arritur në Tribunalin e Hagës dy ditë para se të mbahen dy seancat përmbyllëse të procesit gjyqësor kundër tij dhe dy ish-bashkëluftëtarëve, më 25 dhe 26 qershor, në të cilat Prokuroria dhe Mbrojtja do ta thonë fjalën përfundimtare, për t’i lënë pastaj kohën për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë një vendim përfundimtar për këtë rast, raporton Koha Ditore.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në fund të muajit gusht ose gjatë muajit shtator.

Lideri i AAK-së iu bashkua përkohësisht familjes së tij më 10 maj, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë që ta lirojë përkohësisht atë.

Gjatë qëndrimit disa javor në Kosovë, Haradinaj shoqërohej nga Policia e Kosovës dhe forcat e EULEX-it, pasi gjykata e liroi atë nën kushte të rrepta, që nënkupton lëvizje të kufizuara dhe që të mos ketë asnjë përfshirje në veprimtari politike apo paraqitje publike.
(m.a/BalkanWeb)

Tags: , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje