Ramadan Hasani, zyrtarisht kandidat i AKR-së për Ferizaj
Aleanca Kosova e Re, propozoi sot Ramadan Hasanin, kandidat për kreun e Komunës së Ferizajt në zgjedhjet që mbahen më 29 prill në Ferizaj.
AKR, në zgjedhjet e 29 prillit për kryetar të Komunës së Ferizajt, garon me Ramadan Hasanin, aktualisht zëvendësministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik. Këtë e bëri të ditur, Vegim Gashi nga AKR:Në pajtim me të gjitha strukturat e AKR-së , të presidentit, të degës në Ferizaj, të kryesisë qendrore të AKR-së , sot po e shpallim kandidaturën e Ramadan Hasanit- kryetar i degës në Ferizaj dhe zëvendësministër në Ministrin për Zhvillim Ekonomik, raporton RTK.
Kandidati për të parin e Ferizajt, Ramadan Hasani, thotë se nëse do të jetë fitues do të ndërrojë disa nga udhëheqësit e drejtorateve komunale, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime më cilësore.
Nëse e fitoj mandatin do të kemi më shumë drejtori se që kemi pasur deri më tani, do të shtohet numri i tyre, normalisht që Naim Ferati nuk do të jetë më, sepse është shkarkuar. Sigurisht që nuk mund të jetë ajo qeversije që ka qenë deri më tani, sepse, edhe në mesin e tyre mund të ketë ndonjë më të mirë se që ka qenë deri më tani, tha Hasani.
Në zgjedhjet e fundit lokale ,AKR ka bashkëqeverisur me PDK-në në Komunën e Ferizajt.
Shpërndaje:
Tags: AKR, PDK, Ramadan Hasani, Ramadan Hasanin, Ramadan Hasanit, RTK, Vegim Gashi, Zhvillim Ekonomik
Trackback from your site.








