Raporti i OSBE, Subashi: Vendimet e KQZ dëmtojnë procesin zgjedhor
TIRANË- Një ditë pas publikimit të raportit të 2-të, të OSBE-ODIHR-it për fushatën zgjedhore, ku midis të tjerash kritikohen disa vendime të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ky institucion. Nënkryetarja e komisioni Dëshira Subashi në një intervistë për NEWS24, e konsideroi të drejtë raportin, duke thënë se ai reflekton problematikën që në të vërtetë ka aktualisht komisioni. Madje sipas saj ka probleme edhe më të mëdha, që pritet që OSBE/ODIHR ti publikojë në vazhdim.
“Sigurisht që raporti i ODIHR-it i publikuar një ditë më parë transmetonte për institucione e KQZ-së problematika që realisht janë evidente. Në gjykimin tim këto problematika janë edhe më të gjëra. Trajtohej një vendimmarrje e kahut politik, pasi nga vemdimarrjet më të rëndësishme, ato që janë rregulla thelbësore, ne nuk biem në konsensus”, tha Subashi:
Zonja Subashi argumentoi gjithashtu se kjo situatë e krijuar në komision është e paprecedent, pasi në të kaluarën ka pasur konsensus midis palëve, ndërkohë aktualisht as që mund të flitet për një të tillë. Madje sipas saj kjo vendimarrje me 4 vota sidomos për cështjet më të rëndësishme e ka dëmtuar rëndës procesi zgjedhor.
“Që vendimmarrjet e marra me 4 vota janë të tilla që kanë shkelur ligjin, se po të mos e kisha këtë gjykim vota ime do ishte prezente. Kjo vendimmarrje e dëmton procesin zgjedhor”, theksoi më tej Subashi.
Në raportin e publikuar një ditë më parë nga 2 organizatat më të rëndësishme të monitorimit të fushatës zgjedhor, shkruhej se KQZ ka votuar me tendenca partiake, cështjet e debatuara nga 2 partitë më të mëdha politike PD dhe PS.
Në mbledhjen e sotme KQZ ka miratuar edhe vëzhguesit e huaj, midis tyre bie në sy emri i ambasadorit amerikan në Shqipëtri, Aleksandër Arvizu.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
![]()
VIDEO: Raporti i OSBE, Subashi: Vendimet e KQZ dëmtojnë procesin zgjedhor
Tags: Komisionit Qendror, KQZ, ODIHR, OSBE, PD, PS, Subashi Vendimet, Subashi Zonja Subashi
Trackback from your site.



