Raundi II i votimit për Presidentin, Konferenca e Kryetarëve vendos datën
TIRANE- Pas përfundimit të seancës së Kuvendit ku u ezaurua raundi i parë i votimit për President, pasi asnjë emër konkret e konsensual nuk u paraqit nga palët, në ambientet e Kryesisë së Kuvend është mbledhur Konferenca e Kryetarëve.
Në këtë mbledhje pritet të vendoset data se kur do të mbahet raundi i dytë i votimit për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.
Nuk dihet nëse emri i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori do propozohet sërish nga mazhoranca edhe në këtë raund të dytë, pasi në të parin Partia Socialiste ka kundërshtuar kandidaturën e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)
![]()
Tags: Partia Socialiste, Xhezair Zaganjori
Trackback from your site.



