Rexhepi i indinjuar me KFOR-in, ankohet te NATO
PRISHTINE - Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, është shprehur i indinjuar me KFOR-in që ka lejuar futjen e një kamioni nga Rusia, që transportonte barna dedikuar Spitalit të Mitrovicës.
Sipas Rexhepit, ai kamion mund të ketë pasur edhe armatim brenda. Ndaj Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka vendosur t’i dërgojë një notë proteste NATO-s, pasi që nuk po e respekton marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veriun e vendit, nëpërmjet të cilave po zhvillohet kontrabanda, raporton KTV.
Ministri Rexhepi theksoi se aksioni i mbrëmshëm në Laplasellë dhe në Graçanicë ishte në kuadër të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)
![]()
Tags: Bajram Rexhepi, KFOR, KTV, Ministri Rexhepi, NATO, Ndaj Qeveria, Sipas Rexhepit
Trackback from your site.



