Ruli padit Tahirin për shpifje, kërkon 5 mln lekë
TIRANË- 5 milion lekë është shuma që Ministri i Bujqësisë Genc Ruli kërkon si dëmshpërblim nga deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri.
Ministri Ruli e ka paditur në Gjykatë për shpifje deputetin e Partisë Socialiste, Saimir Tahiri pasi gjatë fjalës së mbajtur në Parlament në datën 12 shtator, Tahiri akuzoi Rulin për përfshirje në aferat me koncesionet e kromit, të bëra gjatë kohës kur ka qenë ministër i Ekonomisë.
Pas dy seancave përgatitore gjyqtari Ervin Pollozhani vendosi që pavarësisht mungesës së palës së paditur të kalohet në seancë shqyrtimi gjyqësor me datë 18 nëntor.
(e.m/BalkanWeb)
Trackback from your site.



