Sekuestrimi i birrës Norga, pronarja: Mu dëmtua biznesi
VLORË- Pas sekuestrimit që i është bërë fabrikës së birrës Norga në qytetin e Vlorës, sot është bërë edhe sekuestrimi i aseteve të tjera të kësaj firme dhe pronarëve të tyre. Përmbarimi ka sekuestruar fabrikën e lëngjeve të frutave si dhe magazinën e tyre.
Ndërkohë vjen edhe reagimi i pronares së firmës, e cila e quan veprimin e bankës të nxituar, si dhe ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit.
“Lufta ka një vit që ka nisur, ndërsa sekuestro ka nisur dje pa asnjë urdhër pezullimi. Unë jam e përgjegjshme, kam punuar. Këtu ushqehen rreth 300 persona. Ne kemi lënë si kolateral 60 mijë metër katror tokë, 2 fabrika, 22 metër katror ambiente të mbuluara dhe 40 milion euro kapitale. Shpresojmë që shteti, ky shtet demokratik ta mendojë që këtu po shkatërohet një biznes vetëm për interesa personale”, u shpreh pronarja Bukurie Haxhiraj.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
![]()
Tags: Bukurie Haxhiraj
Trackback from your site.



