Serbët kundër ndarjes së veriut të Kosovës

Written by admin on . Posted in Lajme

Kundër referendumit dhe kundër zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, ka dal Lëvizja për Rimëkëmbjen Serbe (SPO). Përfaqësuesit e kësaj partie që është pjesë edhe e Lëvizjes Serbe për Kosovë, kanë shprehur qëndrimin e tyre, duke e quajtur guxim kundërshtimin e mbajtjes së referendumit në katër komunat serbe në veri të Kosovës.

Randel Nojkiq nga kjo parti ka kundërshtuar referendumin e çfarëdo forme, ndërsa mbajtjen eventuale të tij e ka quajtur ideologji të viteve të ’90.

Nojkiq ka thënë se përmes referendumit po përpiqen të ndajnë veriun e Kosovë dhe t’ia ndërlidhin Serbisë, gjë që për partinë e tyre është e papranueshme.

“Insistimet e tilla janë për konceptin e ndarjes së Kosovës dhe veçanërisht me këtë referendum po përpiqen që të ndajnë veriun e Kosovës dhe t’ia ndërlidhin Serbisë, dhe kjo është pothuajse koncept që po pranohet nga disa në Beograd, por për ne është e papranueshme. Prandaj neve na shqetëson fakti se çdo të thotë kjo për serbët e tjerë, a i ka pyetur dikush serbët nën lumin Ibër se çfarë duan”, ka thënë ai.

SPO është kundër dallimeve mes serbëve të veriut dhe atyre të jugut, dhe kjo parti kërkon që të gjithë të kenë përkrahje të njëjtë politike.

Milan Dukiq, duke përmendur edhe barrikadat dhe situatën në veri, ka thënë se situata atje është shkaktare për ndëshkimin e Serbisë nga BE-ja, prandaj ka kërkuar përfshirje të të gjithë serbëve në të gjitha proceset.

“Apelojmë sa i përket veriut, se do të ishte më se mençuri që në këto katër komuna të mos mbahet referendumi, sepse ne i njohim të gjithë njerëzit në veri, por ata mund t’i sjellin problem të madh Serbisë nëse e mbajnë atë referendum. Andaj ne jemi kundër referendumit. Andaj, të gjitha çështjet e ardhshme të cilat mund të arrihen mund të jenë të vështira nëse referendumi mbahet dhe mund të ketë komplikime të ndryshme të cilat janë të panevojshme”, ka thënë ai.

Edhe, kryetari i Ranillukut, Gradimir Mikiq e ka quajtur guxim të kundërshtuarit e mbajtjes së referendumit, por sipas tij, referendumi i tillë do dëmtonte serbët e tjerë, pra ata nën Ibër.

Ndërsa për strukturat paralele, Mikiq ka pohuar se ato duhet të hiqen gjithsesi, por jo në këtë kohë.

“Sa i përket largimit të strukturave paralele, apo nuk nënkuptojnë që të hiqen shkollat apo institucionet tjera sepse këtë askush normal nuk do ta bënte, pra thjeshtë ka të bëjë me institucionet politike. Ato do të integrohen në një kohë të caktuar edhe shkollat edhe institucionet shëndetësore”, ka thënë ai.

Lëvizja për Rimëkëmbjen Serbe është thënë se në një kohë ka pasur edhe probleme të brendshme, por të martën anëtarët kryesor të saj kanë deklaruar se të pakënaqurit mund të formojnë një parti tjetër. SPO është zotuar se nuk do të ndryshojë politikën që e bëjnë në raport me Kosovën. /Kosovapress/

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova