Serbët nuk lejojnë komandën e KFOR të shkojë në Bërnjak

Written by admin on . Posted in Lajme

ZUPÇ- Serbët në veri të Kosovës nuk kanë lejuar sot kalimin e komandantit të KFOR-it Erhard Drews dhe anëtarëve të EULEX-it.

Sic raporton e përditshmja “Zëri”, Drews ka tentuar sot në mesditë të kalojë bashkë me autokolonën e tij përmes fshatit Zupç për të shkuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, por është kthyer mbrapsht pasi serbët nuk kanë lejuar kalimin e anëtarëve të EULEX-it.

Sipas mediave kosovare me të ishte edhe zëvendës shefi i EULEX-it, Andy Sparkes. Agjencia e serbe e lajmeve Tanjug raportoi se serbët u shprehën të gatshëm të lejojnë kalimin e KFOR-it, por jo të EULEX-it.

Dreës ka biseduar për rreth 15 minuta me nënkryetarin e komunës paralele të Zubin-Potokut, Duroviç, në tentative për të bindur serbët të lejojnë kalimin e stafit të EULEX-it, por ka qenë e kotë. Duroviç ka deklaruar se EULEX nuk mund të kalojë deri sa të distancohet nga institucionet e Kosovës dhe të veprojë neutral ndaj statusit.

Drews edhe një herë ka kërkuar liri qarkullimi për të gjithë përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare dhe qytetaret në Kosovë. Lajmi se në drejtim të Zupçit është drejtuar edhe EULEX-i, ka bërë që serbët të mblidhen edhe te ura kryesore e Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.
(e.m/BalkanWeb)

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova