Serbia, sanksione "vendeve mike" që s’e kanë njohur Kosovën
Beogradi, për shkak të detyrimeve ndaj BE, do të mund të detyrohet të vë sanksione ndaj një numri të madh të vendesh, ndaj të cilave Bashkimi Evropian i ka marrë këto masa. Problemi që shqetëson Serbinë është se në mesin e këtyre vendeve janë disa që nuk e kanë njohur Kosovën, e të cilat ajo i konsideron si ‘vende mike’.
“Serbia me fitimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka për detyrë të harmonizojë edhe politikën e jashtme me atë të vendeve të BE. Është shqetësuese fakti që mund të detyrohemi tu vëmë sanksione edhe disa vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë një burim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, njofton portali kosovar Telegrafi.
Ish ambasadori i Serbisë në Gjermani, analisti Ognjen Pribicevic, ka thënë se Serbia mund të detyrohet tu vë sanksione këtyre vendeve, dhe sipas tij, është normale derisa ka zgjedhur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
(ar.si/BalkanWeb)
![]()
Tags: Bashkimi Evropian, Bashkimin Evropian, Ognjen Pribicevic, Serbia
Trackback from your site.



