Shkodër, Dragu: Të kërkohen eshtrat e 316 të ekzekutuarve
SHKODËR- Pas gjetjes së eshtrave të të pushkatuarve të revoltës së Qafë Barit, Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, shoqata e Ish-të përndjekurve politikë në Shkodër kërkon angazhimin e ministrisë së Brendshme në gjetjen e eshtrave të rreth 316 të pushkatuarve në kohën e regjimit komunist në Shkodër. Kreu i kësaj shoqate apelon që ministria e Brendshme të vendosë në dispozicion hartat që disponon në arkivat e saj për të gjetur këto eshtra, dicka që sipas tij është lehtësisht e mundshme, pasi për cdo person të ekzekutuar nga regjimi komunist është mbajtur procesverbal.
“Me këtë rast do bëja thirrje që t’i kthejnë sytë nga ne që jemi shtresa më e përvuajtur. Të na jepej mundësia që të gjendeshin eshtrat dhe të varrosen në mënyrë që familjarët të dinë u të cojnë një tufë me lule”, thotë Kryetari i Shoqatës së Ish-të përndjekurve Zenel Drangu.
Postriba është një tjetër zonë, ku Drngu thotë se ka informacione për ekzistencën e të tjera eshtrave të personave të pushkatuar, prandaj sipas tij duhet që të nisim kërkimet nga ana e strukturave përkatëse.
“Në këtë rast ka shumë njerëz që i dinë dhe do ju bëja apel për të treguar se ku do të jenë”, thekson ai.
Ka më tepër se 20 vjet që të përndjekurit politikë kërkojnë eshtrat e të afërmve të tyre, të cilët janë pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste. Shpeshherë kanë qënë vetëm familjarët e viktimave që kanë investuar në kërkime, duke u bazuar në zërat e dëshmitarëve të asaj kohe. Akoma mbeten të pazbardhura varrezat e rreth 316 të ekzekutuarve vetëm në Qarkun e Shkodrës, ndërkohë që në rang vendi ky numër shkon në 4500.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)
![]()
Tags: Qaf Barit, Sokol Sokolit, Tom Ndoj, Zenel Drangu
Trackback from your site.



