Shqiptarët, "turizëm" në Londër, kthehen më 14 gusht
LONDER- Edhe pse kanë gati një javë që kanë përfunduar konkurrimet, sportistët shqiptarë do të qëndrojnë në Londër deri më 14 gusht. Një lajm i tillë u konfirmua nga burime zyrtare në Komitetin Olimpik. Olimpistët kanë vazhduar të qëndrojnë deri dy ditë pas ceremonisë së mbylljes, duke e kthyer udhëtimin për në “Londër 2012″, në një mision turizmi.
Asnjë medalje, asnjë paraqitje e mirë përveç Briken Çaljes dhe veç të tjerash, konkurrime më të vogla sesa rekordet e tyre. Po ashtu, Shqipëria mori “stafetën” si vendi i parë, që i përjashtohet një sportist për doping, Hysen Pulaku, i dalë pozitiv me substancën stanozolol. Megjithë këto, misioni olimpik do të përfundojë ndoshta i fundit, me sportistët që do të rikthehen më 14 gusht.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
![]()
Tags: Hysen Pulaku, Komitetin Olimpik
Trackback from your site.



