Shurle: Detajet do të jenë vendimtare kundër Italisë

Written by admin on . Posted in Sport

Shurle: Detajet do t jen vendimtare kundr ItalisTIRANE-Gjermania po përgatitet për gjysmëfinalen e “Euro 2012”, që do ta luajë të enjten në mbrëmje kundër të besuarve të Cezare Prandelit. Një duel i shumëpritur, parashikimi i të cilit mbetet në një zonë të ngushtë.

Sipas njërit prej futbollistëve gjermanë, Shurle, pavarësisht progresit që kanë bërë axurrët ndeshje pas ndeshjeje në këtë turne të verës, ata do të ndalen nga skuadra e tij. Së bashku me Andrea Pirlon. “Mannschaft” ka qenë kryesisht mbresëlënës në katër ndeshjet e fundit, duke i fituar të gjitha deri më tani, por Shurle mendon se në gjysmëfinale do të jetë krejt ndryshe, sepse kundërshtari përbën një kërcënim të madh të enjten mbrëma.

Lojtari i Bajer Leverkusenit tha për faqen zyrtare të federatës gjermane: “Në këtë lojë detajet dhe momentet, sado të vogla qofshin, do të jenë vendimtare. Unë i shoh italianët si shumë të fortë, difensivë dhe ofensivë, sepse kanë lojtarë të fortë në përbërje.”

Shurle gjithashtu pranoi se paraqitjet e fundit të Italisë kanë qenë disi të papritura, në aspektin pozitiv, por mbetet i bindur se Gjermania mund t’i kapërcejë axurrët në Varshavë. “Deri më tani, në këtë turne, ata më kanë befasuar mua, pasi nuk i konsideroja italianët në mesin e kandidatëve më të lartë, – shtoi ai. – Megjithatë, jam i bindur se do të largohemi nga fusha e lojës si fitues të gjysmëfinales nëse japim 100 për qind të mundësive tona.”

21-vjeçari nuk kishte gjithashtu asnjë dyshim se cili përbën kërcënimin kryesor ndaj gjermanëve, duke theksuar se Andrea Pirlo si individ do të duhet të ndalet, në qoftë se skuadra e tij do të arrijë në finalen e së dielës. “Ne i dimë cilësitë e Pirlos, e dimë se cfarë dëshiron dhë është në gjendje të bëjë me topin. Cdo aksion që ndërton Italia kalon përmes këmbëve të tij. Pasimet e tij janë shumë të sakta, – vazhdoi ai. – Roli ynë është që ta mbajmë atë nën presion vazhdimisht dhe të përpiqemi ta pengojmë lojën e Pirlos. Në çdo rast, ne duhet ta parandalojmë atë nga marrja e hapësirës, ​​me çdo kusht.”

(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje