Situata në veri, Kuvendi sencë të jashtëzakonshme
PRISHTINË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbaje sot ne orën 14:00 një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me gjendjen në veri të Kosovës.
Mediat kosovare bëjnë me dije se seanca e jashtëzakonshme thirret pas kërkesës së nënshkruar nga 46 deputetë të Grupit Parlamentar i PDK-së dhe deputetë të tjerë nga radhët e koalicionit qeverisës.
Ka mbetur që kërkesa për seancë të jashtëzakonshme të deponohet në Zyrën për parashtresa të Kuvendit, në mënyrë që ajo të quhet e ligjshme, shprehet kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi. Ndërkohë dy seanca të tjera do të zhvillohen të enjten dhe të premten ku mes te tjerash do të diskutohet për Strategjine dhe Planin e veprimit kundër korrupsionit.
(el.me/BalkanWeb)
![]()
Tags: Grupit Parlamentar, Jakup Krasniqi, PDK
Trackback from your site.



