Situata politike Ashton: PS-PD të intensifikojnë dialogun

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Situata politike  Ashton: PS-PD të intensifikojnë dialogunTIRANË- Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka theksuar edhe njëherë mesazhin e BE ndaj politikës shqiptare për rëndësinë e zgjidhjes së ngercit politik nëpërmjet dialogut midis palëve.

Përfaqësuesja e lartë e BE nëpërmjet një deklarate për media ka shprehur sot shqetësimin e BE për mungesën e dialogut midis dy grupimeve politike më të mëdha në vend.

Ndërkohë Baronesha ka përshëndetur tryezën midis PD dhe PS si fillim të mbarë për ndërtimin e një marrdhënie konstruktive ndërmjet palëve.

Sipas përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme, ky takim u mundësua pas bisedimeve që i dërguari i saj Miroslav Lajçak pati në Tiranë në 26 janar, 3 shkurt dhe 22 mars, me presidentin Topi, kryeministrin Berisha dhe kreun e opozites Edi Rama.

“Udhëheqësit politikë janë përgjegjës për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore dhe zgjedhjet. Ndaj BE i bën thirrje shumicës qeverisëse dhe opozitës për të vazhduar dhe më tej intensifikimin e dialogun të tyre, si brënda dhe jashtë parlamentit, me synim sigurimin e përgatitjeve të zgjedhjeve të lira dhe demoratike për ti dhënë qytetarëve shqiptarë atë që meritojnë”,- ka nënvizuar përfaqësuesja e lartë e BE.

BE nëpërmjet Ashton ka theksuar edhe njëhërë rëndësinë e dialogut politik si faktor i rëndësishëm për sigurimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike në Shqipëri në përputhje me standardet ndërkombëtare.

(e.m/BalkanWeb)


VIDEO: Situata politike Ashton: PS-PD të intensifikojnë dialogun

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova