Statuti i LDK-së, i ngjashëm me të partisë së Tadiqit

Written by admin on . Posted in Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka nisur procesin e ndryshimeve të statutit të saj, sipas disa zyrtarëve të saj, nuk është dashur të djersitet shumë për t’i propozuar rekomandimet për ndryshimin e statutit. Të pakënaqurit brenda kësaj partie kanë gjetur se propozimet për ndryshimin e statutit janë plagjiat nga statuti i Partisë Demokratike të presidentit të Serbisë Boris, Tadiq.

Koha Ditore ka siguruar një dokument në të cilin anëtarë të LDK-së kanë bërë krahasime të statutit të LDK-së dhe statutit të partisë së Tadiqit. Në krahasimin e bërë del se neni 8, 13, 15, 17, 19, 26, dhe 51 të cilat nene rregullojnë detyrat dhe përgjegjësitë e kryetarit të partisë janë marrë nga statuti i partisë së presidentit Tadiq.

Në dokumentin krahasues thuhet se “nene të tëra të propozimstatutit të LDK-së që është promovuar nga Isa Mustafa dhe ekipi i tij për hartimin e statutit të ri, në xhiron e takimeve me degët gjatë dhjetëditëshit të kaluar, janë marrë nga statuti i partisë së Tadiqit.

Këtu shquhen posaçërisht nenet 8, 13, 15, 17, 19, 26 dhe 51, të cilat rregullojnë kryesisht të drejtat dhe përgjegjësitë e anëtarit të LDK-së, përgjegjësitë e kryetarit të LDK-së, si dhe definojnë listën e rregulloreve të punës që duhet të nxjerrin organet e partisë”. (Indeksonline)

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Tags: , , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova