Stefanovic: Veriut të Kosovës i duhet një status special

Written by admin on . Posted in Lajme

Stefanovic: Veriut t Kosovsi duhet nj status specialPRISHTINË- Kreu i ekipit negociator për Erbinë në bisedimet me Kosovën Borislav Stefanoviç vlerëson se veriut të Kosovës duhet ti jepet një status special. 

Në një intervistë për mediat austriake zyrtari serb nënvizon se një shembull i tillë është edhe ai i Tirolit apo i dy gjermanive. Ndërkohë, ai ka fajësuar Prishtinën se po pengon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut, me anë të veprimeve të njëanshme dhe dhunës ndaj serbëve. 

“Ka përpjekje që serbëve në veri të Kosovës tu merren targat dhe letër-njoftimet”,-ka thënë Stefanovic, raporton Europa e Lirë.  

Sipas tij, Serbia do te vazhdoje me moton “Edhe Kosova, edhe Bashkimi Evropian” si e vetmja politike që mund të ketë sukses në Serbi.

Ai shtoi se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me palën kosovare ndersa po punon per te marre datën për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 
(el.me/Balkanweb)

Tags: , , , ,

Trackback from your site.

Leave a comment

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje