Studentët pa diploma, nuk ka karton

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Studentt pa diploma, nuk ka kartonTIRANE-Studentët e Universitetit të Tiranës duket se do të presin shtatorin për të marrë diplomën. Kjo, pasi aktualisht, nuk ka kartonë të diplomës. Shezai Rrokaj, dekan i fakultetit të Filologjisë, nga ku kanë mbërritur edhe ankesat, na shpjegon se tenderi sapo ka përfunduar dhe shumë shpejt ata do të mbërrijnë edhe në fakultet. Ai ka garantuar se të rinjtë do ta marrin këtë dokument, brenda afatit të përfundimit të vitit akademik që është 30 shtatori, ndërsa sa u përket diplomave të masterit ai shpjegon se vonesat kanë ardhur për shkak të ndryshimit të ligjit të arsimit të lartë, i cili nxorri jashtë përdorimit modelet e deriatëhershme të diplomave.
Problemi
Të rinjtë e fakultetit Filologjik ankohen se në sekretaritë përkatëse u kanë thënë se nuk ka diploma, pasi nuk ka kartonë për ta. Ndërkohë që të njëjtin problem kanë edhe studentët që kanë mbaruar masterin një vit më parë, të cilët ende deri më tani nuk kanë mundur të marrin dokumentin që vërteton përfundimin e shkollës së lartë. “Unë vajta në sekretari dhe u interesonva se kur dalin diplomat, por ata më thanë se ende nuk e dinin pasi nuk ka kartona. Na thanë që do të na njoftojnë”, – na shpjegon një studente që këtë vit ka përfunduar ciklin 3-vjeçar të studimeve. “Unë kam mbaruar masterin një vit më parë dhe ende nuk kam marrë diplomën. Dje më thanë në sekretari se ende nuk është bërë tenderi, ndaj nuk dihet se kur do të dalin”, – na thotë një tjetër studente e këtij fakulteti. Ndërkohë, Shezai Rrokaj, dekan i fakultetit të Histori-Filologjisë, na shpjegon se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt dhe të rinjtë do të mund ta kenë në dorë diplomën brenda datës së përfundimit të vitit akademik që është 30 shtatori. “Rektorati sapo ka përfunduar tenderin dhe shumë shpejt të gjithë të rinjtë do të kenë diplomën në duar. Çdo gjë do të përfundojë brenda afatit të vitit akademik që është data 30 shtator”, – na ka shpjeguar Rrokaj. Ai sqaron se sa u përket vonesave të krijuara për studentët e masterit, kjo ndodhi për shkak të ndryshimit të ligjit të arsimit të lartë, që ndryshoi edhe emërtesat e diplomave. “Sa u përket studentëve të masterit edhe diplomat për këtë kategori do të jenë gati së bashku me të tjerat. Vonesat e këtyre diplomave u krijuan për shkak të ndryshimit të ligjit të arsimit të lartë, që ndryshoi emërtesat e masterave. Nga diplomë e integruar e nivelit të dytë (DIND) dhe Diplomë e nivelit të dytë (DND) u bënë master shkencorë dhe master profesional. Kjo bëri që diplomat e mëparshme të dilnin jashtë funksioni. Ndaj u desh të prodhoheshin edhe njëherë nga e para me emërtesat e reja. Por, mos marrja e kartonit të diplomës nuk i ka penguar këta të rinj që të futen në tregun e punës apo për të çuar më tej studimet e tyre. Pasi për çdo rast ne i kemi pajisur studentët me një vërtetim për mbarimin e ciklit të studimeve”, – na ka shpjeguar më tej dekani i Filologjikut, Shezai Rrokaj.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Trackback from your site.

Leave a comment

Shpallje
Kosmobile - Kosova Mobile
Air Kosova