Posts Tagged ‘Alma Alikaj’

Alma dhe Shkëlqimi presin vajzë

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Javë më parë është publikuar lajmi se Alma Alikaj dhe Shkëlqimi, çifti që është formuar nga edicioni i BB4, presin një fëmijë. Fëmija i parë i Almës dhe Shkëlqimit është vajzë, gjininë e bebes Alma e ka bërë publike në faqen e fansave të saj, duke publikuar kështu edhe një foto nga kontrolli eko që ka bërë. Shkëndijat e para të romancës mes tyre kanë lindur qysh kur ata ishin së bashku konkurrentë në “Big Brother Albania”, ndonëse asnjë prej të dyve nuk e kishte pranuar këtë, veçanërisht duke pasur parasysh se Alma Alikaj ishte e fejuar me italianin Antonio dhe pritej të kryente ceremoninë e martesës në Shkodër, ndërsa Shkëlqimi ishte single.

Ishte parë qartë se propozimi që Antonio i pati bërë të fejuarës së tij publikisht, u prit ftohtë nga Alma, madje dukej sikur ajo e pranoi propozimin për martesë sa për sy e për faqe të publikut dhe formatit televiziv që nuk të lejon të gabosh. Çifti vazhdon të jetojë i ndarë, secili në qytetet e lindjes, edhe pse së shpejti do bëhen prindër. Por me siguri ardhja në jetë e fëmijës së tyre ka për të finalizuar edhe hapin e fundit të lidhjes, që është martesa.  PanoramaPlus

Alma Alikaj: Ja pse kanë ndryshuar gjërat mes meje dhe Antonios…

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Mes tyre gjërat nuk janë më si më parë. Edhe pse Alma Alikaj dhe Antonio kishin planifikuar një dasmë përrallash në kalanë Rozafa, tashmë diçka ka ndryshuar në marrëdhënien e tyre. Mund të flasim për një krizë në çift, megjithëse Alma e ka konsideruar këtë krizë si një debat të rëndë. Për arsyet e kësaj “krize”, por edhe për të ardhmen e marrëdhënies së saj me të fejuarin italian, Alma rrëfehet në këtë intervistë.

Klicken für Bild in voller Größe

Alma je larguar paksa nga vëmendja mediatike. Ku je vendosur aktualisht dhe me se po merresh?

Jam kthyer në Itali. Tre muaj pushime ishin më tepër se ç’duhej për aktivitetin tim. Ditën e parë që u ktheva nuk kam vajtur në shtëpi, por direkt në dyqan. Përveç aktivitetit ekzistues në Itali jam gjithashtu shumë e zënë me përgatitjen e një dyqani në Shkodër, i cili do inaugurohet në fund të këtij muaji! Shpresojmë mirë (qesh).

Si vazhdon marrëdhënia jote me fansat?

Nuk i quaj fansa, por miq, miq të vërtetë. Ata janë miq, të cilët më mbushin dhe lumturojnë ditët. Mundohem të jem e pranishme dhe t’ju përgjigjem të gjithëve edhe pse besomëni është e pa mundur, sepse janë me të vërtetë shumë. U jam në borxh për të gjithë jetën, për mbështetjen dhe përkrahjen që më kanë bërë si brenda, ashtu dhe jashtë shtëpisë. Ata kanë ndenjur pa gjumë për të më ndjekur dhe mirënjohja është minimumi që mund të bëj për ta. Gjej rastin t’i falënderoj nga zemra miqtë e mi.

Ke munguar për disa ditë në Fb dhe fansat kanë hedhur lloj-lloj idesh…

Më kanë vjedhur 2 herë passwordin dhe kjo është e treta, jam pa fat (qesh). Herën e parë më mbyllën dy fan-page, që kishin hapur miqtë e mi, ndërsa këtë herë nuk ia arritën sepse e rikuperova në kohë. Shpresoj të mos ndodhë më dhe shpresoj që ata njerëz të kenë diçka më interesante për të bërë në jetën e tyre.

Po me ish-banorët e BB 4 vazhdon të ruash të njëjtat raporte? Ka ndryshuar ndonjë sjellje?

Pak a shumë me të njëjtët që kam thënë gjithmonë edhe pse jashtë “Big Brother” shumë nga banorët nuk ishin ata që u dukën në shtëpi. Ndoshta dolën në natyrën e tyre dhe brenda thjesht shtireshin. Disa raporte janë forcuar edhe më shumë, ndërsa disa të tjera janë ezauruar. Të them të drejtë disa persona është më mirë t’i humbasësh, sesa t’i gjesh.

Klicken für Bild in voller Größe

Tashmë ka ardhur vera, ke menduar se ku do t’i kalosh pushimet?

Me gjithë këto plane dhe punë që kam, sinqerisht nuk kam menduar. Siç e thashë edhe më lart, këtë vit pushimet kanë qenë më se të gjata (qesh). Tani ka prioritet puna. Ëndrra ime është “Bora-Bora”. Kushedi!

Kur do të kthehesh përsëri në Shqipëri?

Në fund të muajit qershor.

Ke kaluar një kohë të gjatë në Kosovë së bashku me Alkenën dhe Klaudian. Si u ndjeve atje?

Jam ndjerë mrekullisht mirë, si në shtëpinë time. Adhuroj shqiptarët e Kosovës për ngrohtësinë dhe mikpritjen fantastike që më kanë bërë. Po këto ditë mes femrash ia kishim premtuar brenda në shtëpi njëra-tjetrës dhe të treja i mbajmë premtimet. Jemi relaksuar dhe argëtuar pa masë, duke ju lënë vend edhe kujtimeve të bukura të shtëpisë së “Big Brother 4”.

Ka qenë kohë reflektimi për ty?

Reflektim? Jo. Kam reflektuar për tre muaj dhe atje jo. Kishim ditë kaq të ngarkuara dhe dëshirë të madhe për të vizituar vendet e mrekullueshme saqë nuk kishte kohë për reflektim.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde?

Asgjë, kam po të njëjtën jetë që kisha më parë.

 

Me Antonion si shkojnë punët? Vazhdoni me projektin e martesës në gusht në kalanë Rozafa?

Mirë faleminderit (qesh)! Projekti vazhdon.

Kemi fjalë se marrëdhënia juaj është  ftohur. Sa e vërtetë është kjo?

Çdo raport normal ka ngjitjet dhe uljet e veta. Çdo çift grindet, por jo për këtë të dalin në gazetë.

Cilat kanë qenë arsyet e debateve?

Gjatë atyre muajve që unë isha në shtëpinë e famshme, Antonio është përballuar me shumë situata të vështira. Njerëzit nganjëherë tejkalojnë çdo limit të mundshëm dhe kulmi i shpifjeve ka arritur në maksimum. Stresi i mbledhur herët, apo vonë shpërthen. Askujt nuk i pëlqen të shohë të shkruara shpifje të tmerrshme për të fejuarën dhe pak fajtore më ka vënë edhe mua për pjesëmarrjen. Pastaj ai është shumë xheloz, por ç’të bësh!? Nuk mund të jetë i përkryer, ndryshe nuk do të ishte tokësorë (qesh).

 

Jeni ndarë?

Kemi debatuar rëndë, por nuk jemi ndarë.

Fansat kanë reaguar për shkak se ke ndërruar statusin, ku thua se je në një lidhje të hapur me Alkenën dhe jo me Antonion si më parë. Cili është komenti yt për këtë?

(Qesh). Sipas jush si mund të jetë? Është vetëm një shaka mes meje dhe Alkenës.

Si mund të na i përshkruaje ndjenjat që tani ke për Antonion? Ka mbaruar dashuria mes jush?

Kanë ndryshuar shumë gjëra, por dashuria nuk ka mbaruar.

Çfarë projektesh ke për të ardhmen Alma, ku dhe me kë?

Kam shumë projekte, sepse jam e mbushur me ide. Një nga projektet që kam më për zemër është një projekt bamirësie për jetimët. Unë dhe Alkena po angazhohemi shumë që të ecë sa më shpejt dhe sa më mirë. Ka 15-vjet që nuk kam kaluar më shumë se 10 ditë në Shqipëri, përpara se të futesha në “Big Brother” dhe kjo kohë që qëndrova ka ndryshuar pak planet e mia. Më duket se do të kthehem shpejt të jetoj atje.

GAME OVER

Postime te Ngjashme:

,

Big Brother,
Big Brother Albania 4,
Intervista,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Alma e BB4 shpërthen jashtë shtëpisë

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

19/04/2011No Comments

Brenda lojës së “Big Brother 4” ajo sillej si vajza më e maturuar, edhe për faktin e moshës së saj 30 vjeç. Por, që prej daljes së saj nga shtëpia, Alma Alikaj, që ka vendosur të jetojë në Shqipëri bashkë me të fejuarin, duket se nuk është aspak ajo vajza serioze.

http://www.24ore.com/wp-content/plugins/rss-poster/cache/37f44_big-7.jpg

Siç e shihni në foto, ajo është ekstravagante dhe shumë shpërthyese, ndërsa kërcen dhe argëtohet në mënyrën më të çlirët të mundshme. Paparaci ynë e ka fotografuar në shoqërinë e miqve të saj.

Klicken für Bild in voller Größe

Tashmë ajo po shijon famën që mori në “Big Brother”, ndërsa është fotografuar shpesh në “Magic 4”. Grupit të djemve dhe vajzave ish-pjesëmarrëse në “Big Brother” shpesheherë i bashkohet dhe i fejuari i saj, i cili gjatë qëndrimit të saj në shtëpi e mbështeti me deklarata të vazhdueshme mediatike. PanoramaPlus

Postime te Ngjashme:

Iluzionet e humbura te Almes

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ate qe deshi nga Big Brother, e mori. Sado e gjate te jete lista e arsyeve qe i ka shtyre miqte e saj te rinj te konkurrojne per t’u mbyllur ne shtepine e Vellait te Madh, ajo e saja ishte krejt e vecante dhe shume personale. Nuk kishte lidhje as me famen dhe as me eksperiencen ndryshe, as me nevojen per nje doze adrenaline ne gjak dhe as me vete shumen e majme te parave.

Sigurisht nuk do te kishte qene aspak keq sikur llogarise se saj bankare t’i shtoheshin 100 milione, por edhe pse pa to tashme, Alma Alikaj thote se ndihet e lumtur. Misioni eshte permbushur dhe me kete nenkupton babane e saj e bashke me te edhe shume njerez te tjere, te njohur ose te aferm, qe deri diten kur shkeli pragun e shtepise, cep me cep te mbikqyrur, trazonin kujtimet e kohes se rinise se hershme. Te gjithe atyre duhej ne nje menyre ose ne nje tjeter t’u tregonte se ne cfare ishte shnderruar gjate ketyre viteve, cfare ishte e zonja te bente, cfare karakteri kishte dhe si perballohej me jeten. Big Brother ia kishte dhene kete mundesi duke kapercyer mbase cdo parashikim.

Dsa dite pasi shqiptaret votuan qe Alma Alikaj te dilte nga loja, 29 vjecarja shkodrane ndihet ende nen efektin e mbylljes per jave te tera. Ka gjetur jashte shume njerez qe e prisnin, – mbi te gjithe i fejuari italian, – shume njerez qe edhe pse te panjohur kerkojne ta takojne, shume shkrime gazetash e revistash, lajme te verteta ose jo, dhe per cudine e saj, edhe shume intervista te te atit, te cilat do te kish dashur te mos ishin dhene. “Jo gjithcka ka qene e nevojshme te thuhej publikisht. Perkundrazi”. I gjithe ky bombardim informacioni vetem sa po ia vonon rikthimin ne realitet. Lodhja i lexohet dukshem ne fytyre ndaj me ate shkodrancen e pandryshueshme shpjegon shpejt e shpejt rrathet e zinj poshte syve: “Keto dy dite kam fjetur shume pak”. Sepse oret qe pasuan shfaqjen ne spektaklin e drejteperdrejte te se shtunes i ka kaluar ne aktivitet te plote. Ndihet e perfshire edhe pse ende nuk e di tamam se cfare ka ndodhur me te, me jeten e saj, e cila tanime nuk eshte me private dhe e painteres per te tjeret, dhe mbi ate se cfare e pret te nesermen. “Megjithate jam e lumtur, une e realizova qellimin per te cilin hyra ne Big Brother”, perserit edhe nje here te dyte. Ne fakt ka plot per te treguar per kete te fundit, – qellimin, – por edhe per te gjithe te njohurit me te cilit shtepia e perballi, miqte e rinj, ciftin aq te diskutuar e debatuar Neda-Ogren, efektin BB, fituesin sipas saj dhe ne fund dasmen qe po planifikon me te fejuarin, Antonio, e qe do te organizohet kete vere ne Shkoder. Shume vendime, sic eshte ky i marteses, i pershpejtoi pjesemarrja e saj ne kete reality show, por edhe shume realitete jane ndryshuar tashme prej tij, sic eshte marredhenia me te atin. Lidhje-ndarjet me te cilin jane zanafilla e gjithckaje, nje histori qe daton shume e shume vite me pare, kur Alma nuk i kishte me shume se dhjete vjec.

“Nuk hyra ne Big Brother per te ngritur ura lidhese, sic mund te jete thene. Doja t’i tregoja tim eti se kjo jam une. Me sakte atij, por edhe te tjereve, njerez me te cilet lidhet e kaluara ime, kohe kur isha vecse nje femije. Doja t’u tregoja karkaterin tim, menyren sesi perballem une me jeten. Ia kam borxh sime meje kete. Im ate duhet ta shohe dhe kuptoje se si me ka rritur ajo”. Nuk eshte nevoja ta ngacmosh me pyetje per ta nxitur te flase. Sic e shpjegon vete qe ne krye te heres, eksperienca ne Big Brother pervecse e paharrueshme dhe e jashtezakonshme i ka dhene nje mundesi qe veshtire ta gjente ndokund tjeter: mundesine per te pare brenda vetes; per te menduar gjere e gjate; per t’iu kthyer se shkuares ne te cilen ka gjetur episode qe kujtesa dukej sikur i kishte fshire. Ritmi i te perditshmes nuk ta lejon nje luks te tille. Pastaj oret e kaluara ne dhomen e rrefimit brenda shtepise i kane bere edhe nje tjeter efekt: Aftesine per te folur per veten dhe historine e saj pa droje, pa pasur friken e paragjykimit apo keqkuptimit. Per me teper qe ajo e Almes ka qene nje jete e mbushur, per fat te keq, me shume me ndodhi te hidherueshme sesa te gezueshme. “Prinderit e mi nuk kane shkuar kurre mire me njeri-tjetrin. Im ate nuk ka punuar kurre, nuk ka kontribuar kurre ne shtepi. Per aq vite sa jetoi me time me mbaj mend vetem sherre, fyerje, dru. Duke qene keshtu, gjyshi im i tha mamase te kthehej ne shtepi”. Pas shume ndarjesh e bashkimesh, fundi i pashmangshem kishte ndodhur. “Mbaj mend qe mamaja me la tek im ate deri diten kur gjykata te vendoste per divorcin. Kam qene shume e lidhur me babane tim, por shume gjera u thyen ato dite kur ai me merrte per dore dhe me conte para hyrjes se ndermarrjes ku punonte mami. “Shikoje”, – me thoshte. “Mami iku dhe te la”.

Megjithate kur gjyqtari e pyeti diten e vendimin se me cilin donte te jetonte, Alma kishte zgjedhur te emen. I ati e trembte. Ai nuk ishte me ai burri i forte dhe i adhurueshem qe i mbushte endrrat e femijerise, por nje njeri i cuditshem prej te cilit donte te largohej. “Zgjedhja ime e beri efektin e vet. Kur u ndame im ate me tha: Harroje qe me ke baba”. Edhe po te mos donte Alma, do ta kishte harruar gjithesesi. Sa me shume vitet kalonin, aq me pak ajo dhe i vellai me i vogel takoheshin me te. Per te mos folur pastaj per ndihmen apo pranine e munguar kur ia kishin nevojen. “Pervec kesaj damka e vajzes me prinder te divorcuar me ka perndjekur ngado: ne shkolle, ne shoqeri. I referohem atyre viteve kur them qe hyra ne Big Brother per te percjelle mesazhin: ja ku jam, ja si jam”.

Pse ishte femije prinderish te ndare e mbi te gjitha pse e pranonte hapur, edhe pse 15 vjece, se i pelqente nje djale, vendosen ta fejonin. Historia e jetes se Almes eshte e mbushur plot. Per t’u bindur mjafton te degjosh vazhdimin e ngjarjeve ne qender te se ciles eshte nje vajze e vogel qe kundershton me lot e ulerima gjyshin, mamane e dajallaret se nuk do te fejohet e martohet. “Nuk ma vuri veshin askush. Me fejuan dhe nje vit me pas me martuan. Ai ishte nje djale te cilin e urreja”, thote Alma. “Edhe sot kur e kujtoj me vjen nder mend dritherima qe me pershkonte trupin”. Ne shtepine e saj nuk u be dasme. Tre muaj para se Alma te percillej per ne shtepine e te shoqit, kishte humbur jeten aksidentalisht tezja e saj 33 vjecare, e vetmja kunder kesaj lidhjeje. “Ajo ka qene gjithcka per mua”, thote Alma duke shtuar se nata e pare e marteses ishte e mbushur me lot, britma dhe dru. “Aq sa thirren mamin te me qetesonte”. Por me gjithe kembenguljen e saj dhe te gjyshit, nuk do te kishte nje nate te dyte. Te nesermen, pasi kishte paralajmeruar te vetet se do te vriste veten, Alma kishte gjetur nje tjeter zgjidhje, me te mire: Te arratisej nga shtepia e burrit, per te mos u kthyer me kurre. “Trokita ne deren e nje shoqes se nenes time, e cila kur ma hapi me tha: Te kam pritur qe mbreme”.

“Vazhdimi i historise eshte i mbushur me te tjera probleme. Familja e burri me kerkonte me sebep se u kisha turperuar deren. Te mite gjithashtu. Jane zakone te vendit, probleme sheshimi i te cilave eshte shume i veshtire. Nena ime pasi kishte besuar gjithe naten se me kishte humbur pergjithmone, kur me gjeti me premtoi se nuk do te me kthente aty. Me strehoi tek disa kusherinj dhe une u ktheva ne shtepi vetem pasi problemi me krushqit ishte zgjidhur. Nuk besoj se atij njeriu i mbeti ndonje merak i madh, shume pak kohe me pas u martua me nje shoqen time te klases”.

Ndersa Alma pak muaj me vone, bashke me te emen mori rrugen drejt Italise me gomone. Ne dasmen e saj pervec te atit kishin marre pjese te gjithe te afermit nga babai dhe pavaresisht marredhenieve te krisura me kete te fundit, halla e saj ne Itali ishte ofruar ta mbante andej per te larguar nga problemet shqiptare. “Por mami nuk me la te ikja vetem. U nisem bashke dhe pasi ndenjem disa muaj atje, u kthye per te marre vellane. Ka ardhur bashke me te perseri me gomone dhe fillimet ishin shume te veshtira per ne. Keto dy udhetime u bene me para borxh dhe deri kur leket u kthyen deri ne qindarken e fundit, kemi punuar nga mengjesi deri ne darke vone”. U vendosen ne provincen e Foxhias, ku jane edhe sot, dhe vitet e para Alma kujton veten duke punuar gjate dites ne arat e mbjella me domate, ndersa naten ajo si kamariere ndersa e ema ne kuzhinen e lokaleve te ndryshme. “Gjithe jeten time kam bere me shume se nje pune”, thote Alma. Edhe kur jetonte me te emen, por edhe kur iku nga shtepia e saj per te qene me vete. “Punova si shitese ne dyqan pasi i mbusha 18 vjetet dhe darkave ne lokale. Keshtu deri kur nje mikesha ime qe e njoha gjate nje udhetimi pune, me ftoi te shkoja ne Milano”. Qyteti i cili permbledh periudhen me te veshtire, por edhe me te bukur per Almen. “Fillimi ka qene i tmerrshem por meqe isha mesuar te punoja shume, e mora veten dhe jo shume muaj pas atij transferimi arrita te filloja shkollen, te punoja si PR neper aktivitete te ndryshme dhe te shnderrohesha edhe ne nje fotomodele qe fitonte jo pak. I lejoja vetes nje shtepi me qera dhe nje jete te mire, te pakten deri ne shkurt te vitit 2006″. Deri atehere fati i kishte buzeqeshur edhe mamase se saj, e cila prej kater vjetesh ndante jeten me nje italian te quajtur Antonio, i cili ne ate kohe humbi jeten aksidentalisht duke prere ne mes gjithcka. “Nuk e mbaj mend se cfare ka ndodhur me mua pasi mamaja ma dha lajmin ne telefon. Me ka cuar ne shtepine e saj nje miku im dhe per te pakten dy vjet u shkeputa nga gjithcka. Nderpreva kontaktet me njerezit, mbylla jeten e Milanos dhe vendosa te qendroja me time me. Bashke me Antonion ajo kishte hapur nje dyqan te vogel, por kjo nuk i lehtesoi edhe aq gjerat, Llogarine e perbashket bankare qe ajo kishte me te, e moren femijet qe Antonio kishte nga martesa e pare, ndaj vitet e para mbijetesa jone u be e veshtire”.

U ngrit perseri ne kembe megjithate. Pasi la pas Milanon dhe gjithe eksperiencat qe kishte kaluar aty, Alma ndertoi nje jete te re prane se emes. Dy vjet me pare eshte njohur rastesisht me Antonion, nje avokat 42 vjecar, me te cilin po planifikon martesen e shpejte ne Shkoder. E kote ta pyesesh per lidhjen e saj sepse qetesia me te cilin ai e ndjek nga tryeza ngjitur (per te mos e shqetesuar), gatishmeria per t’i ndenjur prane nese ka nevoje, e ne fund vete rrefimi i Almes jane deshmitaret e nje lidhje qe i ka dhene provat nese wshtw e forte. “Pas gjithe ketyre vendosa te konkuroj ne Big Brother. Kisha nevoje qe personazheve qe kane luajtur role ne jeten time t’ju coja ate mesazh qe ju thashe. E arrita kete qe javen e pare. Ky spektakel ka qene nje nga eksperiencat e mia me te bukura. Pata kohe te reflektoja me veten dhe te tjeret. Qendrimi mbyllur aty eshte nje stres psikologjik qe te ve ne prove. Kam njohur dicka te re tek vetja ime”. Dhe mbi te gjitha ka shkaktuar nje efekt te jashtezakonshem tek i ati, i cili pas tre vjetesh pa asnje komunikim me te bijen, ka kerkuar ta takoje. Efektet dhe detajet e atij takimi jane transmetuar te shtunen e kaluar drejteperdrejt, por pas daljes Alma ka pesuar nje tjeter zhgenjim prej tij. “Kur dola, lexova intervistat qe ka dhene, te pavertetat qe ka shqiptuar per mamane time te tipit “eshte faji i saj qe jam ndare nga Alma”. E verteta eshte krejt ndryshe dhe me ka ardhur shume keq qe ai zgjodhi kete rruge per t’u lidhur me mua. Do te kisha dashur ta kishte bere ne heshtje, larg publicitetit. Nuk do ta kisha dashur kurre qe ai te vinte ne spektakel. Megjithate tani qe dola do ta takoj dhe do t’i them shume gjera”.

Meqe tani mund te flase hapur edhe per banoret e tjere, Alma nuk ngurron t’i kthehet marredhenie se trazuar me ciftin aq te perfolur te Big Brother-it te ketij viti, Neda-Ogren. “Dy vajzat qe doja me shume aty brenda jane qene Alkena dhe Neda. Kishim nje raport fantastik, i cili po te ishte per mua do te kishte vazhduar. Por Alkena doli ndersa Neda solidaritetin nuk e kishte art te vetin. Une jam shume e sigurte qe Ogreni nuk e do. Ai shtiret per te fituar”, thote per te shtuar ne fund edhe nje here tjeter, se kur kujton ambjentin qe ishte krijuar aty brenda ditet e fundit, ndihet akoma me e lumtur qe ka dale. “Megjithate pas gjithe ketyre javeve mund t’ju them se ajo qe e meriton fitoren kete vit eshte Ermela. Me zemer do te doja te ishte Marjeli, por me logjike duhet te jete Ermela. Ajo ka hyre per loje aty, por nuk e shet shpirtin per te. Pastaj ajo ka edhe nevoje per ato para”. Megjithate kjo mbetet per t’u pare dhe tanime Alma ka vetem kuriozitet per fituesin. Misionin e vet e ka kryer. I ati e di se c’vajze ka dhe me kete rast, pavaresisht zhgenjimeve te fundit, Alma Alikaj kerkon t’i percjelle edhe nje mesazh te fundit: “E kam falur babane tim”.

Alida Cenaj Klan

Postime te Ngjashme:

,
,
,
,
,
,
,
,
,

Big Brother,
Big Brother Albania 4,
Intervista,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Burri italian i Almës, jetë nate alla shqiptare

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Grupit të djemve dhe vajzave ish-pjesëmarrës në “Big Brother” javën e shkuar, iu bashkua edhe Alma Alikaj, banorja e fundit e larguar nga shtëpia. Ish-banorët, ashtu siç e kanë bërë zakon çdo javë, e mbajnë frymën në “Magic 4” sapo mbaron spektakli dhe kësaj here bashkë me Almën ishte edhe i fejuari i saj Antonio.

http://www.24ore.com/wp-content/plugins/rss-poster/cache/14fd1_ANTONIO-BURRI-I-ALMES.jpg

Alma ka pasur gjatë gjithë kohës mbështetjen e Antonios, i cili ka qenë shumë aktiv në facebook duke kërkuar vota dhe mbështetje për bashkëshorten e tij të ardhshme shqiptare. Ai ka qenë mjaft prezent edhe në media duke iu përgjigjur edhe disa pyetjeve provokuese rreth Almës, të cilat aludonin për një të kaluar të errët në Itali të vajzës nga Shkodra. Antonio së bashku me babanë e Almës, janë treguar gjatë gjithë kohës që ajo qëndroi në “Big Brother” fansat e saj më të zjarrtë. Tani që doli Alma pati mundësi të çmallet me të dy, sidomos me të atin, me të cilin nuk kishte kontakt prej shumë vitesh. Nuk e dimë se si do ta presë këtë afrim të Almës me të atin mamaja e saj, e cila, me sa jemi informuar, është mërzitur jo pak nga deklaratat në media të Elez Alikajt, i cili e akuzon pikërisht atë si fajtore të ndërprerjes së marrëdhënieve me vajzën e tij. Gjithsesi, këto momente Alma po shijon famën që i dhuroi programi “Big Brother”. Antonio, Alma dhe të gjithë të tjerët e kanë kaluar të shtunën e kaluar në “Karaoke Magic 4” ku kanë kënduar këngë shqiptare dhe janë argëtuar me njëri-tjetrin.

Postime te Ngjashme:

,
,
,
,
,
,

Big Brother,
Big Brother Albania 4,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Alma Alikaj: Fitoren e meriton me shpirt Ermela

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Alma: Me babin nuk jam sqaruar ende!

Takimi i Almës me të atin ka qenë ngjarja më prekëse gjatë tre muajve të “Big Brother-it”. Por si e komenton vetë ish-banorja dhe a duhet të bëhej kaq publike ky takim?! Në këtë intervistë për gazetën “Mapo”, Alma rrëfen dyshimet e saj në lidhje me të atin, opinionin për banorët dhe marrëdhëniet e saj me të, ku sigurisht kuriozitet mbart ajo me çiftin Neda-Ogren…

Alma, cila ka qenë fitorja juaj më e madhe, me pjesëmarrjen në “Big Brother”

Fitorja ime më e madhe ka qenë fitorja morale. Atë qëllim që kam pasur dhe kam dashur, ia kam arritur më së miri.

I referohesh takimit me babain?

Nuk diskutohet kjo. Edhe pse do të kisha pasur shumë dëshirë që ta takoja në mënyrë private dhe jo në spektakël, por mesazhi im ishte kuptuar ishte marrë prej babit. Por do të kisha preferuar të mos bëhej kaq e hapur dhe publike. Unë edhe në shtëpi kam folur shumë pak për të dhe kjo ishte zgjedhja ime. Madje, edhe kur kam hyrë në spektakël ju kam kërkuar autorëve të mos më sillnin babin në spektakël. Mendoj se videoja që më kishte dërguar ishte e mjaftueshme. Nuk duhet të kishte ardhur as në spektakël, e as tek Fun Club, të nesërmen.

Me babain keni folur më këto ditë, e keni stabilizuar tashmë marrëdhënien tuaj?

Të dielën folëm pak, por të them të drejtën për momentin nuk jam ende e ambientuar për marrëdhënien me të. Jam ende në ajër. Por do ta takoj këto ditë dhe do sqarohem me të.

Në lidhje me çfarë?

Dua të sqaroj ca gjëra që ka thënë nëpër gazeta, që nuk më kanë pëlqyer aspak, kundër mamit tim, që nuk është aspak e drejtë dhe e bukur.

Çfarë ka thënë konkretisht?

Që po ta kisha rritur unë Almën, do ishte bërë më e mirë! Është opinioni i tij, por nuk jam absolutisht dakord me të. Ai nuk ka të drejtë të gjykojë si jam rritur unë. Mami im e ka ftuar në fejesën e vëllait tim para tre vitesh, babain, bashkëshorten e tij dhe tre vëllezërit e mi, edhe pse në fakt nuk kemi pasur raporte të mira, i ka ftuar. Ata erdhën dhe ajo ka qenë për mua njohja e parë me vëllezërit.

A keni ndjesinë e mallit për vëllezërit nga babai, apo nuk i njihni aq mirë…

Ndjesi malli kam, edhe pse nuk i njoh, sepse një pasdite i kam takuar vetëm në fejesën e vëllait. Nuk i njoh më tepër se aq.

Lidhja juaj me babanë, do të ndryshojë raportet tuaja familjare tani, apo jo?

Shpresoj që po, nëse do të jetë një raport i pastër dhe i sinqertë, pa prapaskena.

Përse e thoni këtë, keni dyshime për sinqeritetin e babait tuaj?

Jo, por shikoj që ai bëri publike marrëdhëniet tona dhe nuk më erdhi mirë. Arsyeja tjetër që nuk më bind, është se ai ende nuk ka kontaktuar me vëllain tim, që është dhe djali i tij.

Po nëna juaj, si e ka pritur takimin tuaj me babanë?

Mamit i është bërë shumë qejfi, pasi është një grua shumë e madhe! E them këtë sepse për 19 vjet që janë ndarë prindërit e mi, mamaja ime kurrë nuk ka nxjerrë një fjalë të keqe për babin. Madje më porositi para se të hyja në ‘Big Brother’, “në qoftë se bëhet i gjallë babi jot, FALE!” Dhe veprimin që bëra të shtunën, më shumë sesa për veten time, e bëra për nënën time.

Jeni penduar për ndonjë histori tuajën, që keni rrëfyer në shtëpi?

Jo, pasi unë çdo gjë që kam thënë, e kam ndjerë për të thënë ashtu.

Duhet thënë se ishit një nga pretendentet gjithsesi… nuk ju vjen keq për këtë që dolët nga shtëpia…?

Kjo nuk ishte në dorën time, të rrija a të dilja…

Po a ka një keqardhje, përsa i përket kësaj pjese?

Keqardhje jo. Do më kishte ardhur keq po të dilja javës së parë, që nuk do kisha shprehur atë që kisha dëshirë. Por ama për 84 ditë, ma merr mendja se kanë qenë më se mjaftueshëm.

Cila është marrëdhënia më me vlerë që krijove në ‘Big Brother’?

Alkena, Shkëlqimi, Petriti, Klodiana, Klaudia… shumica e banorëve. Ndoshta do të ishte më e lehtë, të them se me kë nuk do të mbaja raporte.

Që janë…?

Raporte miqësore do të mbaj me të gjithë, pasi kemi qenë në një udhëtim të përbashkët, nga 24 orë në 24. Ogrenin, absolutisht e përjashtoj nga grupi i miqve, dhe hyn thjesht te njohjet, pasi ne nuk jemi në lartësinë e Ogrenit. Meqë nuk jam në një lartësi me të, preferoj të rri poshtë, këtu ku jam (ironizon). E them me kënaqësi, që me Nedën nuk do të kem asnjë përshëndetje!

Në fakt këtë e bëtë mëse të dukshme, edhe kur nuk e përshëndetët, pasi dolët nga loja.

Nuk do ta takoj më atë. Kur një njeriu i thua motër, jam munduar që ta ndihmoj dhe të bëja rolin e motrës, t’i jepja një këshillë siç i jep motra motrës. Ndërsa ajo, atë që i thashë e manipuloi dhe e nxori publikisht. Kështu që duke marrë spunto edhe nga disa gjëra që nuk i prisja nga Neda, kur unë ja kam treguar shoqërinë e miqësinë, dhe i hodhi poshtë, kështu që nuk i ka lënë vend vetes t’i jap një shans të dytë.

Kë shihni nga banorët në shtëpi si fitues?

Që e meriton me shpirt, e meriton Ermela.

Do t’u vinte keq nëse e fitonte Neda ose Ogreni?

Do të mbetesha shumë e zhgënjyer!

Nga Big Brother apo votimi?

Unë po flas me reagimet që shoh në publik, ku as njëri as tjetri nuk janë të preferuar jashtë shtëpisë , përkundrazi janë shumë të urryer nga njerëzit.

Mendoni se Ogreni është i favorizuar?

Kam marrë vesh disa llafe jashtë shtëpisë, përsa i përket miqësive dhe njohjeve të farefistit të Ogrenit, unë kam besuar se ai është i pastër. Nuk ma merr mendja dhe s’dua ta besoj këtë.

Brenda shtëpisë keni ndjerë ndonjëherë favorizim për të?

Absolutisht jo. Të gjithë kemi qenë njësoj. Ajo që dua të them për të, është fakti që ai nuk ka dhënë asnjë gjë në shtëpi. Absolutisht asgjë, përveç faktit që ka drejtuar gishtin ndaj të tjerëve dhe ka folur për të tjerët, asnjë gjë më shumë. Por nuk e ka treguar kurrë veten se kush është. Unë, edhe pse ndenja kaq ditë brenda me të në një shtëpi, nuk di të them se kush është Ogreni!

Jeni me Antonion. Ju priste pas lojës, u gëzua apo u trishtua që dole nga gara?

U gëzua! (qesh)! Ka qenë shumë i lumtur që dola. Nuk po duronte dot. Për mua më tha, “Big Brother-in e ke fituar që kur ke hyrë brenda”.

Ndërkohë, Antonio ka thënë që ka përgatitur edhe dasmën tuaj?

E ka përgatitur, por ta shohim këtë punë (qesh). Do modifikoj disa detaje. Do të martohemi brenda shtatorit, ditën nuk e kemi vendosur. Dasma do të jetë në Shkodër dhe me të gjitha traditat shqiptare!

ilda Lumani MAPO

Postime te Ngjashme:

,
,
,
,
,
,
,

Big Brother,
Big Brother Albania 4,
Intervista,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Babai i Almës: Jam larg vajzës sime për fajin e mamasë së saj

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Babai i Almës ka qenë jo pak herë protagonisti kryesor në bisedat që ajo ka bërë me miqtë brenda shtëpisë së “Big Brother”.  “Ai nuk ka kontribuar asnjëherë financarisht në familje, vetëm mamaja punonte…. Ai nuk më ka blerë as edhe një kukull…”. Këto janë vetëm disa nga pohimet që ka bërë Alma për të atin i cili u divorcua me mamanë e saj kur ajo ishte rreth tetë vjeç.

Kjo është një nga dramat që i shtohet jetës së Almës po të kemi parasysh historinë e martesës pa dëshirën e saj në moshën 15 vjeçare. Por duket se këto fjalë të Almës nuk i ka përtypur dot babai i saj, Elez Alikaj, i cili prej disa javësh tashmë ka kontaktuar me produksinin e “Big Brother” që të sqarojë disa të vërteta sipas tij. Ai u ftua javën e kaluar në “Klubin e Fansave”, por ne preferuam që të thelloheshim akoma më shumë mbi këtë ngjarje që duket se ka lënë jo pak gjurmë në jetën e Almës, e cila ka rrëfyer se një nga arsyet për të cilat është futur në “Big Brother” është pikërisht i ati.
Alma ju ka fajësuar ju si një njeri i papërgjegjshëm, gjatë kohës kur ishit me mamanë e saj, por edhe mbrapa, si një baba që nuk mori përgjegjësitë mbi fëmijët. Si është e vërteta?
Unë kam qenë gjithmonë njeri i përgjegjshëm, kam punuar si oficer dhe mbasi m’u arratisën disa shokë në Jugosllavi më çuan në fermë. Nuk jemi ndarë për faktin se unë kontriboja ose jo në familje, nuk kanë qenë arsyet ekonomike, por thjesht ishim dy njerëz të kundërt. Një familje funksionon kur ka respekt dhe dashuri mes çiftit. Kjo gjë tek ne erdhi duke u shuar. Më pas, unë i kam ndihmuar me çfarë kam mundur të dy fëmijët e mi, sa herë ata fillonin shkollën, u kam blerë gjërat që u duheshin.
Ju thatë se keni tre vjet pa e takuar Almën. Kur dhe si ka qenë ky takim mes jush?
Kur u fejua djali im i madh, vëllai i Almës, unë shkova në Shkodër bashkë me gruan time, (pasi jetojmë në Fier) dhe me dy djemtë që kam nga martesa e dytë.  E lamë të takoheshim të nesërmen me Almën, që të flisnim për mënyrën si do kontaktonim, por ajo nuk erdhi. Më erdhi vërtet shumë keq, pasi unë mora edhe bashkëshorten e cila e pati shumë të vështirë të vinte por mesa duket nuk qe e thënë që të vendoseshin kontaktet.
Po më pas çfarë përpjekjesh bëtë ju për tu lidhur me të, pasi tri vite janë shumë apo jo?
Unë jetoj në Fier dhe ajo në Itali, nuk kisha asnjë mundësi komunikimi. Megjithatë, them se pak fajtorë jemi të dy pasi Alma dhe unë kemi karaktere të njëjta, nuk e ulim kollaj kokën.
Pra, “Big Brother” e patë si një mundësi për t’u rilidhur me Almën apo jo?
Po, unë i kërkova stafit të këtij programi që të më mundësonte një takim me të, por ata nuk pranuan.
Nga ana tjetër, vetë Alma ka rrëfyer që një nga arsyet e pjesëmarrjes aty ka qenë dhe i ati. Çfarë shpjegimi mund t’i jepni këtij fakti?
Që edhe ajo dëshiron sa unë që të rivendosim kontaktet dhe më vjen mirë për këtë fakt, pasi unë Almën e kam dashur dhe vazhdoj ta dua shumë. Është e vetmja vajzë që kam.
Pra, nga rrëfimi juaj por edhe i Almës, duket qartë se ju që të dy e keni dashur këtë marrëdhënie, kush mund të ketë qenë pengesë, mbase e ëma?
Kam dyshimet e mia për këtë gjë.
Ku i bazoni këto dyshime?
Nga fjalët e paqëna që ka thënë Alma për mua. Alma ka qenë shumë e lidhur me mua e mbase ky fakt mund ta ketë bezdisur të ëmën.
Kemi parë që ju komunikoni në Facebook me Antonion, të fejuarin e Almës. Keni mundur ta njihni personalisht?
Jo, e kam njohur virtualisht dhe kemi folur për Almën. I kam shkruar vazhdimisht, por e çuditshmja është se mbas të dielës që unë dola tek klubi i fansave, ai nuk më ka kthyer përgjigje.
Mbase i ka mbetur hatri që ju thatë se unë doja një burrë shqiptar për Almën?
Jo nuk e besoj, ajo është zgjedhja e Almës dhe unë  e respektoj. Mua nuk më kanë pyetur as kur e fejuan që 15 vjeç kështu që më kanë lënë jashtë këtyre ngjarjeve të rëndësishme në jetët e fëmijëve të mi… Sapo mbarova atë intervistë në tv më mori ish- bashkëshortja në telefon dhe më tha se është dëshira e Almës që të mos flasim për këtë punë dhe prej asaj dite Antonio nuk u bë më i gjallë.
Kemi parë që e përkrahni shumë në Facebook Almën, mendoni se ajo do të fitojë “Big Brother”?
E mbështes sepse është vajza ime dhe mendoj se ajo e meriton të fitojë “Big Brother”-in.
Mendoni se do ta takoni Almën kur të dalë nga “Big Brother” apo jo, meqë diçka e tillë nuk u mundësua publikisht?
Unë jam gati, gjithçka varet nga Alma.
Momentalisht me çfarë merreni?
Kam një biznes të vogël, jetoj mirë, kam dy djem Joelin 15 vjeç dhe Rejdin 10 vjeç. Ata kanë shumë dëshirë ta takojnë Almën. Kam një familje të shëndoshë.

 

ERMIRA SHPETIMI

,
,
,
,

Big Brother,
Big Brother Albania 4,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje