Posts Tagged ‘Amarda Toska’

Ami ndëpret shtatzaninë në muajin e tretë, pas probleme me shendetin

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ka dështuar sërish përpjekja e prezantueses bukuroshe Amarda Toska për tu bërë nënë. Lajmi përvec se është konfirmuar nga persona të afërm të saj, është vënë re edhe nga fotot e saj më të fundit ku ka dalë në bregdet me bashkëshortin e sa, humoristin Ermal Mamaqi.

Ajo ishte në majin e tretë të shtatzanisë dhe arsyet se përse e ka ndërprerë shtatzaninë akoma nuk janë bërë publike.
Megjithatë që në fillim ishte paralajmëruar një shtatzani e vështirë pas edhe dy përpjekjeve të tjera të saj për tu bërë me fëmijë. Ky lajm ka pikëlluar miqtë e cifiti pasi ata e kishin marrë me shumë qejf lajmin e se do të bëheshin prindër.

Atë e bëri publik Ermali në natën finale të Dancing with thë Stars ku Amarda nuk ishte prezente pikërisht për këtë fakt. PanoramaPlus

Ermal Mamaqi, i lumtur që do bëhet baba

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Aktori, kengetari dhe moderatori, Ermal Mamaqi, ndihet shumë i lumtur që do të bëhet baba për herë të parë. Në faqen e tij zyrtare ne Facebook, Mamaqi shkruan se, “shumë shpejt do vij në jetë ëngjëlli im dhe shumë shpejt unë do bëhem baba.

Faleminderit zot për këtë dhuratë kaq të bukur”, shkruan Mamaqi.

Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, do ë bëhen prindër për here të pare.

Ermali ka ecur përpara me projektet e tij artistike, duke nxjerr në treg këngën e tij më të re, “Ku ka si Tirona”, së bashku me Dr. Florin.

Pse mungoi Ami ne naten finale te DWSA?

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Thashethemet që qarkullonin këto ditë se prezantuesja e njohur Amarda Toska, e njohur nga të gjithë si Ami, është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë është konfirmuar mbrëmjen e djeshme nga bashkëshorti i saj, aktori i humorit Ermal Mamaqi.

Teksa ka hapur natën finale të “Dancing with thë Stars” ai është shprehur se këtë natë do të prezantojë i vetëm spektaklin, pasi Ami është pak pa qejf: ” Të gjithë burrat duhet ta kuptojnë se për cfarë e kam fjalën”- ka bërë ai humor. Dhe më pas ka sqaruar: ” Të gjithë burrat që janë ndodhur në situatën ku ndodhen unë tani”.
Sipas burimeve pranë ciftit, Ami është në fillimet e shtatzënisë, në javën e katërt dhe ashtu sic edhe u pa nga mungesa e saj e mbremshme në spektakël duket se nuk ka nje shtatzani të lehtë.

Ami: Në shtëpi më pëlqen të komandohem nga Ermali

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Është një nga fytyrat më të bukura të ekranit. Një damë e vërtetë e spektakleve. Një prezantuese e lakmuar. Një biznesmene. Një grua e realizuar jo vetëm në karrierë, por edhe në familje. Ajo është Amarda Toska dhe mund të themi pa frikë se është një prej personazheve më të dashur të show biz-it shqiptar.

Me sharmin dhe elokuencën që i ka gjithmonë me vete, Ami, siç të gjithë jemi mësuar ta thërrasim tashmë, i përgjigjet pa teklif secilës prej pyetjeve që i drejtojmë. Është veshur si gjithmonë me shije. Ka bërë një tualet të lehtë dhe rrezet e diellit që i përkëdhelin kokën ia shtojnë edhe më shumë hijeshinë. Është një ditë e ftohtë shkurti, por moti këtë herë është bërë aleati ynë. Diellin e kishim mbi kokë përgjatë gjithë bisedës dhe ndonëse në temperatura të ulëta, prezenca e tij na ngrohu edhe ne. Më shumë se sa ai në fakt, na ngrohën përgjigjet e Amit, që si gjithmonë e sinqertë, bëri që biseda të ishte më shumë miqësore. Folëm për gjithçka ndodh rreth saj aktualisht, duke filluar që nga projekti aktual me emrin “Dancing with the stars”, tek familja dhe biznesi…
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga Shën Valentini dhe ne dëshirojmë të mësojmë se cila ishte surpriza e Ermalit për ty?
Një tufë e madhe me trëndafila të kuq surprizë në tavolinën e punës në agjenci.
Si e festuat këtë vit?
Fishekzjarrë nuk pati…(qesh). Por e festuam me shumë dashuri, e dhënë kjo në çdo forme të mundshme.
Prej kohësh media rozë shkruan për shtatzëninë tuaj, ndonëse deri tani asgjë s’ka rezultuar e vërtetë. A është në planet e 2012-ës sjellja në jetë e një fëmije?
Po duke parë duke bërë!
Çfarë dëshironi më shumë, vajzë apo djalë?
Vajzë.
Duket sikur Ermali është ai që i kërkon gjithmonë me më shumë ngulm gjërat, edhe për martesën ai këmbënguli. Pse Ami është e tërhequr në këtë aspekt?
Ou, paska këmbëngulur kaq shumë, s’e dija. Kjo varet pak edhe nga tipi i personit, mënyra se si ai i arrin gjërat. Unë në përgjithësi nuk i imponohem të tjerëve edhe për gjërat që dua shumë në vetvete.
Sa fëmijë dëshironi të keni?
Dy.
Ju pëlqejnë familjet e mëdha?
Jo edhe aq. Më pëlqen më tepër një familje e mbledhur, ku dominon dashuria e pakushtëzuar dhe komunikimi.
Tani që jeni bashkëshorte dhe normalisht jeta familjare kërkon përkushtim, sa herë e vizitoni familjen tuaj?
Fatmirësisht shtëpinë e prindërve e kam shumë afër me punën time, kështu që dy ose tri herë në javë shkoj aty, ose kur dalim për kafe a ndonjë drekë në fundjavë. Ndërsa tek motra ime nga shtatë ditë, pesë herë në javë jemi aty për darkë.
Qëndrojmë edhe pak te familja dhe flasim për angazhimin tuaj si zonjë shtëpie. Bëni pazar, merrni me fshesë me korent, hekurosni, gatuani? Çfarë ju bezdis më shumë nga punët e shtëpisë?
Hekurosjen nuk e bëj dot, nuk më pëlqen fare. Kur kërkohet nevoja edhe i bëj të gjitha dhe më pëlqen ndonjëherë kur jam pa angazhime t’i futem punëve dhe të kënaqem pastaj me rezultatin. Pjesa që më pëlqen më shumë është të merrem me bibliotekën, ta sistemoj, t’i ndërroj vendin gjërave, fotove, revistave, trofeve që kemi si kujtim të dy nga ngjarje dhe evente të ndryshme. Me këtë rast bëhem dhe pak nostalgjike. Edhe gatimi më pëlqen pa fund.
Ermali ndihmon në këtë pjesë?
Më mirë ta anashkalojmë këtë pyetje (qesh). Tashmë jam mësuar me këtë fakt dhe kemi paqe mes njëri-tjetrit, sepse secili i di përgjegjësitë dhe limitet e veta.
A është ai burrë shtëpie. Kush kujdeset për financat dhe kush i merr vendimet?
Sigurisht që burri i shtëpisë në të gjitha kuptimet është ai. Unë gjithmonë kam dashur, madje e kam të nevojshme të ndihem e sigurt nga dikush dhe të mbështetem diku. Me pak fjalë, dua të komandohem brenda mureve të shtëpisë, por vetëm brenda shtëpisë ama. Nuk më pëlqen kur femra humb feminilitetin, duke marrë vendime që i takojnë mashkullit. Për sa i përket vendimeve, financave dhe çdo gjëje tjetër që na lidh në çift, sigurisht që vendosim të dy.


Jeni gjatë gjithë kohës bashkë. Në biznes, në shtëpi, në spektakël. Si është puna së bashku?
Jemi bashkë dhe s’jemi bashkë, varet nga periudha, sepse në verë për shembull kemi një ritëm krejt të ndryshëm pune për shkak të specifikës së punës. Për sa i përket spektaklit, nuk e keni idenë sa komode është të qenit bashkë. Ata që e kanë provuar e kuptojnë ekzaktësisht këtë që po them. Ku ka më mirë se të jesh pranë njeriut që kërkon, përpiqet dhe ëndërron më të mirën për ty.
Meqë jemi tek biznesi, ndalemi pak këtu. Si është të jeni me çiftet në ditën më të rëndësishme të jetës së tyre?
Është fat i madh që kemi të bëjmë vetëm me ditë të lumtura, me njerëz që gëzojnë. Ky është një motiv shumë i madh për ne për t’u përsosur gjithnjë e më shumë. Është kënaqësi e dyfishtë, kur merr falenderimet e tyre dhe kupton se me punën tënde ke kontribuar, që ajo ditë të mbetet në kujtesën e tyre si diçka e realizuar me profesionalizëm.
Të flasim pak tani edhe për angazhimin tuaj aktual. Jeni shtylla kryesore në prezantimin e “Dancing with the stars”. Pasi mbyllët me sukses sezonin e 2-të, të parin për ju, vini sërish këtë vit në të njëjtat pozita. Si ndihet Ami në atë skenë?
Sikur e bëj prej vitesh më duket! Është format gjithëpërfshirës, me shumë ritëm, emocion, është argëtues dhe unë e kam pëlqyer gjithmonë formatin, edhe para se ta prezantoja. Mendoj që në këtë edicion çdo gjë do të jetë, ose të paktën premisat janë për të qenë sigurisht edhe më mirë se dy të parët. Di të them, që mezi po e pres dhe kjo i shpjegon të gjitha ndjesitë.
Fakti që jeni në një spektakël vallëzimi ju jep komoditet, duke qenë se ju keni studiuar disa vite në shkollën e baletit?
Sigurisht që ky fakt nuk është determinant në pozitat e mia si moderatore në atë spektakël; mund të bëja dhe pa diplomën e baletit. Por është ky fakt që ma bën punën më të gëzueshme, më bën t’i përjetoj të njëjtat emocione që ndiejnë çiftet kur debutojnë, më bën t’i kuptoj ata më mirë. Dhe në këtë sens kam një përputhje më të madhe me këtë format.
Është komode, që përkrah në këtë prezantim, të keni shokun e jetës?
Nuk është se e shoh shumë si shokun e jetës në skenë, edhe pse të qenit me të më jep një qetësi dhe komoditet të paparë. Por nuk dënoj asnjë grimë të ritualit tim të punës, si tani që kam përkrah Ermalin, ashtu edhe po të isha me dikë tjetër. Në rast se do ta shkelja këtë pakt me veten do kisha humbur. Secili nga ne ka direktiva dhe përgjegjësi tepër të qarta aty.
I bëni vërejtje njëri-tjetrit?
Kur shërbejnë, patjetër po.
Bëni ndonjëherë prova në shtëpi me Ermalin?
Në fillim linim orar në shtëpi për ndonjë kalim teksti, por ahaa, nuk ishte ide e mirë, më tepër bëhej gallatë sesa punë produktive (qesh). Nga puntata e 3-të iu rikthyem normalitetit, duke punuar vetëm në vendin dhe kohën e punës. Ky është sekreti mendoj unë, të mos e trajtosh, edhe më keq akoma ta ngatërrosh marrëdhënien personale me atë të skenës. Nëse arrin të ruash balancën dhe punon me të njëjtin ritëm e përkushtim siç do të bëje me një X moderator tjetër, atëherë publiku do shohë më shumë punën tënde sesa marrëdhënien e për rrjedhojë do arrish jo vetëm të jesh në formë, por edhe të rritesh profesionalisht dita-ditës.
Është ai humorist edhe në shtëpi?
Humorin Ermali e ka të lindur, kështu që i bie të jetë.
Meqë e prekëm pak humorin, dimë që ju jeni një ndjekëse e rregullt e të gjitha produksioneve ku Ermali interpreton. Nuk mungoni asnjëherë në sallë dhe sigurisht s’kishit si të mungonit në premierën e “Apartamentit” këtë vit. Si ju duk? Si ju duket Ermali në atë rol?
Ndihej në ajër që publikun e kishte marrë malli për “2XL”, po ashtu edhe mua. Është formati më i duhur për të nxjerrë në pah origjinalitetin e 3-shes dhe sidomos të Ermalit, i cili karakterizohet për improvizimet, imitimet. Për shkak të kësaj lirshmërie, jashtë klisheve që i shohim rëndom në ekranet tona, “2XL” mbetet unike dhe gjithmonë e pëlqyer. Kënaqem pa fund të shtunave kur shoh shfaqjen dhe e admiroj Ermalin për aftësinë e tij mbi atë skenë.

Eraldo Rexho Gazeta Shqiptare

Ermal Mamaqi: Në 2012 unë dhe Ami do të bëhemi tre

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Aktori dhe këngëtari Ermal Mamaqi ka deklaruars e synimi i tij kryesor në vitin që sapo hyri 2012, është që të lindë një fëmijë me bashkëshorten e tij Amarda Toska.


Ermal Mamaqi ishte i pranishëm në emisionin takimi i pasdites në Tv Klan ku pasi u pyet për synimet e tij në vitin 2012, deklaroi se “synimi im është që ne të dy të bëhemi tre”.

Disa here gjate vitit 2011 eshte perfolur se partnerja e Ermalit, Amarda Toska, kishte mbetur shtatzene por nje fakt i tille eshte pergenjeshtruar.

Ami dhe Ermali, pushimet e shtrenjta në Paris dhe plani për të sjellë në jetë një fëmijë

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Programi i “Dancing with the stars” i largoi nga publiku, por i afroi më shumë më njëri-tjetrin. Ami Toska dhe Ermal Mamaqi, tashmë si një çift i martuar, menjëherë pas spektaklit i rikthyen intimitetin njëri-tjetrin me disa ditë qershori pushime në Paris. Dihet që stina e verës i gjen më të zënë me punë ndërsa organizojnë ceremoni martesash për të tjerët.

Ndaj, Ami tregon se gjithsesi do të pushojnë sërish në Korfuz, duke menduar për rikthimin në spektaklin e kërcimeve sezonin e ri. Për herë të parë, ajo pohon planifikimin e sjelljes në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Hera e fundit që ju pamë në ekran së bashku, ishte nata finale e “Dancing with the stars”.Si ishte kjo eksperiencë për ju të dy dhe a do të përsëritet më?

Eksperienca në “Dancing whith the stars” do të mbetet unike në çdo drejtim për ne, si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo emocionale. Të dyja këto pjesë patën zhvillim dhe u plotësuan më shumë tek ne. Sigurisht që mezi presim përsëritjen e kësaj eksperience. Këtë herë me më shume siguri dhe emocion madje.

Në spektakël u shfaqe si partnere që i përshtatesh shumë mirë Ermalit me batutat e tij.Në jetën tuaj të përditshme, si shkon ky komunikim?

Kur në skenë është mirë, i bie që në jetën e përditshme të jetë shkëlqyeshëm. (qesh)

Ju po ashtu organizoni ceremoni martesash me biznesin që mban emrin tënd. Keni pasur mundësi të pushoni deri tani?

Tani është sezoni më i ngarkuar i vitit për ne dhe është gati e pamundur të largohemi me pushime. Kemi pasur shkëputje 3 a 4-ditore brenda dhe jashtë Shqipërisë, por kanë qenë të ndërthurura dhe me punë. Për shembull, kaluam disa ditë pushime të bukura në Paris, në muajin qershor.

Dhe kjo është vera e parë që ju gjeti të martuar. Organizuat diçka ndryshe nga herët e tjera?

Unë personalisht nuk kam absolutisht ndjesinë se ka ndryshuar ndonjë gjë në jetën tonë si çift për të planifikuar diçka ndryshe. Dëshira jonë për pushimet ka mbetur po ajo, pushime aktive në vende.

Sa kushtuan pushimet tuaja dhe si do t’i përshkruanit ditët e pushimeve?

Klicken für Bild in voller Größe

E kemi bërë një pjesë të pushimeve në fakt, siç e përmenda dhe më lart në Paris, por presim të ikim disa ditë në Korfuz, që po i presim me padurim, por kuptohet në mbyllje të sezonit tonë të punës. Pushimet më të shtrenjta kanë qenë ato në Paris në fund të qershorit.

Cili është ushqimi juaj i preferuar kur pushoni dhe si ju pëlqen të argëtoheni?

Sa për ushqimet, i kam të gjitha të preferuara. Sidomos kur udhëtoj, i shijoj pa masë ushqimet e ndryshme të vendit ku shkoj (qesh). Sa për argëtimet, na pëlqejnë vendet që të ofrojnë alternativa të ndryshme, me sa më shumë lojëra të tipit “Aqua Land”.

Tashmë kaloni shumë kohë bashkë me Ermalin, cila ka qenë zënka që pasi ka ndodhur i keni mbajtur njeri-tjetrit mëri më gjatë?

Para 2 muajsh ndodhi një e tillë.

Dhe deri tani a keni dalë në ndonjë konkluzion për martesën, është diçka e bukur apo e mërzitshme? E mërzitshme?

Po…, nëse të është mërzitur personi që ndan banesën dhe shtratin. Personalisht nuk kam ende ndonjë motiv që të vë kufirin se ku ndalon fejesa dhe fillon martesa.

Keni planifikuar për të sjellë në jetë fëmijën tuaj të parë?

Poooo, e kemi planifikuar sigurisht.

Të kemi parë në spektakël humori dhe “reality show” si “Dancing”. Por cili është formati që e ke ëndërr ta prezantosh në televizion?

Gjinia skenike që më përshtatet si spektakël dhe pa diskutim si format është i tipit “Dancing”. Pra, të ndërthuret pesha emocionale që mbart formati me ndërveprimin e publikut e pa diskutim të ketë të bëjë me gjërat e prekshme, jetësore që i përjeton çdo njeri.

Po një partner që do e zgjidhje për show, cili mund të ishte?

Për sa i përket partnerit, kam kuptuar që jam komode në marrëdhënien skenike dhe di të pozicionohem me këdo që mund të jetë partneri im në skenë.

Hera e fundit që ju pamë në ekran së bashku ishte nata finale e “Dancing with the stars”. Si ishte kjo eksperiencë për ju të dy dhe a do të përsëritet më?

Eksperienca në “Dancing with the stars” do të mbetet unike ne çdo drejtim për ne, si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo emocionale. Të dyja këto pjesë patën zhvillim dhe u plotësuan më shumë tek ne. Sigurisht që mezi presim përsëritjen e kësaj eksperience. Këtë here me më shume siguri dhe emocion madje.

Në spektakël u shfaqe si partnere që i përshtatesh shumë mirë Ermalit me batutat e tij. Në jetën tuaj të përditshme, si shkon ky komunikim?

Kur në skenë është i mirë, i bie që në jetën e përditshme të jetë shkëlqyeshëm. (qesh)

Ndërkohë, shumë kanë menduar se do të shfaqeni sërish së bashku me ndonjë projekt të ri televiziv. Ka të vërtetë në këtë dhe cili mund të ishte një projekt i tillë?

Për këtë nuk mund të flas tani.

KLOTILDA HARKA PANORAMAPLUS

Postime te Ngjashme:

,
,
,

Amarda Toska,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Amarda Toska: Biznesi po më ndryshon

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ajo i ka ngjitur dalëngadalë shkallët e karrierës, siç rrallë ndodh në fakt me vajzat e bukura që ndjekin rrugën e artit. Në fillim një balerinë profesioniste, showgirl e më pas prezantuese në një nga produksionet më të suksesshme në të gjithë botën, siç ishte “Dancing with the Stars”. Amarda Toska ka tashmë një profil publik, që e dallon nga të tjerat: balerinë, showgirl, moderatore si dhe një biznes-woman në karrierë.

E për të gjitha bashkë, ajo tashmë është një personazh publik. Është shigjetuar nga mediat, është mikluar prej tyre, me qëllimin për të skalitur gjithmonë një profil ndryshe të saj, por Ami me shumë finesë të drejton atje ku do ajo dhe rrallë herë ndodh e kundërta. Në fakt, në këtë intervistë për MAPO-n, Amarda Toska nuk vjen ndryshe nga profili i saj, por ajo vjen tërësisht ndryshe nga profili i saj publik.

Televizioni dhe biznesi, dy karriera që ecin paralelisht me Amin. Por sa ka ndryshuar Ami e televizionit nga Ami e biznesit?

Biznesi që unë kam është në një farë mënyre i lidhur me punën e një artisti, sepse ka të bëjë me krijimtarinë, me të bukurën, që do të thotë se duhet të kesh edhe shpirt artisti për të pasur sukses në këtë lloj biznesi. Krijimtari janë dekorimet, por edhe përzgjedhja e koleksioneve nga pasarelat, panairet apo sfilatat e fustaneve të nuseve. Por nuk mendoj se kam ndryshuar. Unë jam akoma në fillimet e mia në një biznes që është tashmë një “brand” në tregun shqiptar dhe që do të trashëgohet edhe te fëmijët tanë. Megjithatë, po “përpiqem” të ndryshoj te vetja ca gjëra që mbase nuk janë të përshtatshme për një femër që do të bëjë karrierë në biznes. Që do të thotë se, duhet të jesh pak më e vrazhdë, më e egër dhe më e drejtpërdrejtë, ku nuk duhet të mendosh se ndoshta të tjerët lëndohen, por duhet të mendosh si të bësh punën tënde sa më mirë. Cilësi këto që në fakt unë nuk i kam, sepse jam pak e butë në karakter. Megjithatë, po punoj që edhe këto t’i fitoj me kalimin e kohës.

Konkurrenca është më e fortë në biznes apo në art?

Çdo profil ka vështirësitë e veta. Thuhet se në art është një konkurrencë e pashprehur, por shumë e fortë për ata që e njohin atë botë. Por edhe biznesi, sigurisht karakterizohet nga një konkurrencë e fortë, që për disa është në kufijtë e luftës për ekzistencë e për disa të tjerë – lufta e ambicia për të arritur nivele të larta përsosmërie dhe kualifikimi. Por unë mendoj se konkurrenca është ajo që vë ingranazhet në lëvizje, pa konkurrencë nuk do të kishte motivim.

Si i alternon Ami dy karrierat paralele: biznesin dhe televizionin?

Që në fillim i kam pasur të dyja dhe në një farë mënyre u bënë pjesë e imja. Dua t’i kem që të dyja, për t’u ndjerë mirë dhe e plotësuar. Në momentin që kam impenjime artistike, dhe kjo gjë sigurisht më merr kohë, ndiej që më mungon përditshmëria e punëve në agjenci dhe anasjelltas. Kështu që jam mësuar që këto dy shina të ecin paralelisht. Por nuk e mohoj se ka periudha ku bëhet e lodhshme, ka sezone që është shumë e vështirë.

Si ndryshon prezantimi nga një spektakël humori, në një produksion të madh, siç ishte ajo e “Dancing with the Stars” apo në fund të fundit prezantimi është njësoj kudo?

Absolutisht nuk është e njëjta gjë. Unë pata shumë më tepër peshë, përgjegjësi dhe angazhim si moderatore te “Dancing with the Stars”, kështu që nuk mund të them se ishte e njëjta gjë, përkundrazi janë krejt të ndryshme. Në “Portokalli” daljet ishin të kalkuluara dhe gjithçka ishte skematike, ku nuk mund të dilje jashtë kornizës, ndërsa tek Dancing kishte dhe të papritura.

Në fakt, duket e kundërta në ekran…

Sigurisht që duket e kundërta, prandaj ata që punojnë te “Portokallia” janë të gjithë profesionistë; për ta bërë të duket sikur gjithçka është spontane. Por në fakt, çdo gjë aty është e mirëmenduar dhe e kornizuar, ndërkohë që te Dancing, edhe pse kishte një skenar, në shumë raste u lihej vend edhe të papriturave, pyetjeve spontane, batutave. P.sh. nuk mund të ketë një skenar, kur ke ndërveprim me një juri jo fort “të urtë”, ose kur ke protagonistë artistë të njohur që kërcejnë në skenë dhe nga momenti në moment mund të thonë diçka për atë që performuan në skenë. Sepse nuk duhet harruar që është një konkurrim ku tensioni dhe egoja për të qenë më mirë se të tjerët është gjithmonë prezent. Por unë isha me fat që e përjetova këtë eksperiencë, sepse mendoj se “Dancing with the Stars” forcoi dhe konfirmoi pozitat e mia në skenë, për të qenë tashmë vetëm dhe për të drejtuar një spektakël të tërë, ku duhet të menaxhosh jurinë, konkurrentët, publikun etj.

Është më e lehtë për një femër të bukur?

Kjo është një teori shumë e njohur! Natyrisht që pamja e jashtme ndikon, sepse çdo njeri është më i mikluar, më i tërhequr dhe ka një perceptim më pozitiv në mënyrë krejt të pandërgjegjshme ndaj të bukurës, sesa ndaj një tjetri që, jo për faj të tij, por ashtu e ka krijuar natyra, për të qenë më pak i bukur. Në mënyrë të pavetëdijshme, çdo njeri e pëlqen të bukurën kështu që është e kotë të them se nuk ndikon bukuria, sidomos te femrat dhe sidomos në televizion.

Pushimet ideale do të ishin ato ku do të argëtohej shumë në ndonjë “Aqua Parc” apo në “Disney Land”, ku Ami çmendet pas trenave të shpejtësisë dhe lojërave me pullën e kuqe të rrezikut…

Ami, femra “Piter Pan” e ekranit

Besoni në Zot?

Po, besoj.

Një fjalë me të cilën do ta etiketonit veten?

E këndshme.

Një fjalë me të cilën të tjerët ju etiketojnë më shpesh?

E ëmbël.

Makina e parë që keni pasur dhe ajo që keni aktualisht?

Makina e parë ka qenë një Benz 190, ndërsa e fundit që kam është Fiat 500, versioni i fundit.

Çfarë do bëje për para?

Do bëja shumë gjëra, siç dhe jam përpjekur të bëj, sepse paraja është një nga motorët kryesorë të jetës së njeriut. Unë kam bërë gjithmonë mbi dy punë.

Dhe çfarë nuk do bëje për para?

Sigurisht nuk do shkelja mbi principet dhe parimet e mia morale, për t’u penduar më pas gjithë jetën.

Sa vlerë kanë idealet për Amin në këto kohë që jetojmë?

Nuk jam shumë idealiste. Duhet të jesh pak natyrë elastike në këto kohë, mendoj. Nuk mund t’i mbahesh qëndrimeve të tua me fanatizëm, pa parë se ç’bëhet rreth e rrotull, pa kuptuar ku jeton. Duhet të përshtatesh, qoftë edhe për të minimizuar streset e përditshme dhe për t’i dhënë vetes më tepër kënaqësi, sepse çdo ditë që ikën nuk kthehet më.

Pesë gjërat për të cilat, sipas Amit, ia vlen të jetohet?

Ia vlen të jetohet për t’u rrethuar nga njerëzit e dashur, që janë familja. Ia vlen të jetohet për të lënë trashëgimtarin tënd e për ta parë atë të rritet. Për të punuar dhe për të marrë kënaqësi nga arritjet e tua në jetë. Për t’u ndjerë i vetëvlerësuar. Ia vlen të jetohet, sepse ka shumë vende të bukura për t’u parë dhe shumë eksperienca për t’u jetuar.

Martesa, çfarë ngjyre ka për ty?

Martesa është një ylber ku mungon, ose, më saktë, një ylber ku duhet të mungojë e zeza.

Dita juaj ideale?

Nuk di si do ta përkufizoja, por mjafton që në fund të ditës të më ketë dhënë atë ndjesinë pozitive dhe kur të shtrihem në krevat të them “Oh sa ditë e bukur sot!”, ndërkohë që ajo mund të ketë ardhur në forma nga më të ndryshmet.

Çfarë bën Ami kur është e mërzitur?

Dua të iki, t’i shmangem rrethit, ose njeriut, që më ka mërzitur dhe të bëj një xhiro me makinë.

Udhëtimi që keni ëndërruar, por që s’e keni bërë akoma?

Këto vitet e fundit kam udhëtuar shumë, pothuajse udhëtoj çdo muaj. Madje, para pak ditëve po bënim një bilanc me Ermalin dhe po qeshnim, sepse vërtet nuk kalon as një muaj dhe na del ndonjë udhëtim për t’u bërë. Të dy i kemi shumë qejf udhëtimet, kryesisht ato aktive. Përveç muajit të mjaltit në Karaibe, nuk kemi qëndruar në asnjë vend tjetër më shumë se 7 ditë. Na pëlqen si deti, ashtu edhe mali, sidomos skitë dhe pushimet dimërore. Por pushimet ideale do të ishin ato ku do të argëtoheshim shumë në ndonjë “Aqua Parc” apo diçka të ngjashme me “Disney Land”, të cilat na pëlqejnë shumë.

Është dëshira për t’u rikthyer në fëmijëri?

Për t’u kthyer në fëmijëri, jo, por besoj se aty shprehet më tepër ai shpirti ynë fëminor, që gjendet akoma te ne dhe sinqerisht janë pushimet ideale për të dy ne. Kudo që shkojmë marrim informacion më përpara, ose pyetja e parë që bëjmë në hotel është: ku është destinacioni më i afërt për në parkun e lojërave të tipit Disney.

Klicken für Bild in voller Größe

Rikthimi në fëmijëri të jep ndjesinë e lirisë apo thjesht është dëshira që shpesh kanë të rriturit për të qenë edhe një herë fëmijë?

Sigurisht që ta jep dhe këtë ndjesi, por nuk është se unë mendoj: “Ah sikur të jem dhe një herë e vogël”. Sado që të rritem, do dua gjithmonë të bëj sërish gjërat që bën një fëmijë, sepse nuk dua që mosha të më diktojë çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëj.

Qenkeni një vajzë “Piter Pan”?

Quaje si të duash, por nuk do doja që mosha të më rrethonte në kornizat e veta. Kjo gjë nuk dua të ndodhë, ose, më saktë, kjo lloj ndjesie për të vrapuar pas lojërave na vjen në mënyrë të pavullnetshme, si mua edhe Ermalit.

Besoj se atje ke lirinë të sillesh si fëmijë?

Po, patjetër, atje po nuk u solle si fëmijë nuk shijon asgjë. Ne të dy karakterizohemi nga një lloj dëlirësie dhe sjellje fëminore kur jemi me njëri-tjetrin, si në gjërat që duam të bëjmë, kur shohim ndonjë film apo kur lozim Win në shtëpi.

Në përgjithësi “u lejohet” meshkujve të kenë shpirt “Piter Pan”, por një femër bën pak përshtypje, sepse në përgjithësi natyra e femrës është pak më e tërhequr nga jeta e lojërave?!

Femrat janë në këtë drejtim pak të tërhequra, por unë kam dhe mikesha që e pëlqejnë aventurën e lojërave dhe unë jam njëra prej tyre. E di që nuk ta jap fare përshtypjen dhe kur takohemi me miq dhe vendosim të shkojmë në një park lojërash, në fillim suprizohen, por kur më shohin pastaj se në lojë jam e para…

Të pëlqen edhe të fitosh, përveç të tjerave?

Jo, të kuptohemi… Nuk më pëlqejnë lojërat ku qëllimi kryesor është që të arrihet fitorja. Mua më pëlqejnë lojërat ku arrihet adrenalina, siç janë trenat e shpejtësisë apo lojërat me pullën e kuqe të rrezikut.

Njeriut që i besoni më shumë?

Asnjëherë s’i kam besuar shoqërisë për gjera thelbësore të jetës sime. Ose e kam mbajtur vetëm për vete, ose e kam ndarë me familjen dhe sigurisht me Ermalin.

Personi që ju njeh më mirë?

Unë sërish familjen dhe Ermalin do them.

Ku e sheh Ami veten pas 5-10 vjetësh?

Kryesisht e shoh një bashkëshorte të mirë dhe familjare. Të gjitha të tjerat do të jenë sekondare dhe plotësuese në 10-vjeçarin e ardhshëm. Ka prioritete. Unë të paktën kështu kam filluar ta ndiej këto kohët e fundit. Mosha 20-30 vjeç është përmbushja e objektivave që ti ke në karrierë, ose në formimin tënd për t’u bërë dikush, ose për të bërë diçka, pastaj mendoj se prioritetet ndryshojnë dhe duhet t’i përkushtohesh më shumë familjes.

Kjo ka të bëjë me moshën, thoni ju?

Jo, ka të bëjë me të vetëndjerin. Unë kështu e kam klasifikuar. Pas të 30-ve është një moshë që duhet t’i dedikohesh familjes dhe presupozohet që deri në atë moshë t’i kesh vendosur mirë themelet e formimit dhe karrierës tënde, që më pas të kesh luksin të shijosh etapën e radhës për t’iu përkushtuar më shumë familjes.

MAPO

Postime te Ngjashme:

,
,
,
,

Amarda Toska,
Intervista,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

AMI: Ju rrëfej eksperiencën e re në “ Dancing with the stars”

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Përveçse çift në jetë, do të jenë çift edhe në prezantim, çift në skenë. Ermal dhe Amarda Mamaqi, sikundër dihet tanimë do të jenë prezantuesit e këtij edicioni të “ Dancing with the stars”. Po si do të shfaqen ata në këtë format? Për të zbuluar përgjigjen e kësaj pyetjeje faqeve të “ Bluetooth”-it sot do t’i bashkëngjitet rrëfimi i Amit, së cilës ndonëse me shumë vështirësi kemi arritur t’i ‘ vjedhim’ disa prej detajeve nga puna për këtë format. Surprizat e mëdha do të zbulohen sigurisht të enjten e kësaj jave, por deri atëherë ju ftojmë të lexoni intervistën e Amit…

Klicken für Bild in voller Größe

Si po e pret këtë eksperiencë të re?

Po e pres me gëzimin e një fëmije dhe me padurim për të shkelur mbi atë skenë.

Është hera e parë që je në prezantim me Ermalin, sa komode të bën të ndihesh ky fakt?

Sigurisht që është shumë më komode se të isha me një partner që do ta njihja pak. E bukura është se ne të dy do flasim, do përjetojmë emocione të forta dhe do jetojmë me këtë eksperiencë bashkë, çdo ditë e më shumë, ndaj do jemi të gjithëpërfshirë nga magjia e këtij spektakli. Por nga ana tjetër secili nga ne ka detyra, përgjegjësi të veçanta dhe shumë të rëndësishme për të kryer.

Na e shpjegon pak se si do të funksionojë… Kush do të qëndrojë në skenë dhe kush në ‘ Golden Room’?

Besoj se formula është e kuptueshme dhe nga sezoni i parë. Rregullat janë fort mirë të përcaktuara në të gjitha vendet e botës ku bëhet “ Dancing with the stars”, duke qenë se është një patentë e BBC.

Të gjithë jemi shumë kuriozë të zbulojmë arsyen e largimit tënd nga “ Portokalli”… Mund të na e tregosh… Ka të bëjë me pagën, apo ndonjë arsye tjetër?

Arsyeja është shumë e thjeshtë, çdo njeri herë pas here ndjen nevojën e ripërtëritjes, nevojë për të përjetuar emocione dhe eksperienca të reja. Pranova të jem pjesë e “ Dancing with the stars” pikë se pari sepse vlerësova si shumë të rëndësishëm projektin në tërësinë e tij, si dhe është 1 hap përpara në karrierën time si prezantuese.

Si të duket Eneda Tarifa në prezantim? A mendon se ju ka zëvendësuar siç duhet juve?

Unë mendoj siç mendon publiku! Tashmë jam spektatore.

Rikthehemi tek eksperienca e re… Është hera e parë që punon me regjisoren Grabocka, a është ajo aq e rreptë sa ç’e parodizojnë djemtë e ‘ Apartamentit’…

‘ Apartamenti’ kryen misionin e tij si për të gjithë. Ndërsa unë për Vera Grabockën, si personalitet në këtë fushë, do thoja se është një shkollë më vete që ka pa fund për të mësuar! Të mbush me energji pozitive dhe të jep forcë për të kaluar çdo sfidë.

Je ambientuar me konkurrentët?

Pak a shumë jemi ambientuar me të gjithë dhe ndihemi si një grup i madh miqsh që kanë përpara një rrugë të mbushur me emocione për të kaluar.

Do të jesh ti pjesë e ndonjë numri koreografik, duke qenë se siç e dimë, je një balerinë shumë e zonja?

Sigurisht që baleti si pjesë e imja do vihet edhe në skenë. E ku ka më bukur se të shprehësh artin tënd të kërcimit në skenën më të famshme në botë, në “ Dancing with the stars”.

Bluetooth

Postime te Ngjashme:

,
,
,
,

Amarda Toska,
Thashetheme,
Vipat Shqiptare

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje