Posts Tagged ‘Ambasada Britanike’

Cliff: Të punohet me SHBA-në dhe BE-në për fuqizimin e Ballkanit

Written by admin on . Posted in Lajme

Organizuar nga Këshilli Britanik në Kosovë, Këshilli Britanik në Washington DC dhe Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka nisur punimet Konferenca tre ditore “Rrjeti Transatlantik TN2020”, me temën “Fuqizimi në Ballkan”.

Ambasadori Britanik në Prishtinë, Ian Cliff, në fjalën e tij theksoi nevojën që të punohet bashkërisht në mënyrë të përgjithshme, ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për fuqizimin e Ballkanit.

“Mendoj se është posaçërisht interesante se janë bërë përpjekje të mëdha këtu në Kosovë në mënyrë që të fillojnë të zhvillohen disa lidhje jo vetëm me SHBA-të, por edhe me Evropën dhe vendet tjera, si për shembull me Arabinë dhe me vendet e Caricom-it. Sidoqoftë është mirë që të punohet në këtë drejtim me SHBA-të dhe Evropën, të punohet në mënyrë të përgjithshme, për fuqizimin e Ballkanit”, tha Cliff, raporton pos tjerash, zyra për informim e MPJ, përmes një komunikate për media.

Konferenca e organizuar nga Këshilli Britanik në Kosovë dhe në Washington DC, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe MPJ e Kosovës, do të zhvillojë punimet edhe nesër e pasnesër.

Në hapje të punimeve të konferencës, me prezantime hyrëse, të pranishmëve i janë drejtuar, Rebecca Zylberman nga Këshilli Britanik në Washington DC, drejtoresha e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi si dhe publicisti dhe historiani i mirënjohur, Tim Judah.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

40 pjesëmarrës nga Amerika V., Meksika dhe Evropa në ‘Rrjetin Transatlantik TN2020′

Written by admin on . Posted in Lajme

Me rastin e organizmit të Konferencës “Rrjeti Transatlantik TN2020”, e cila do të zhvillohet nga 27 deri më 29 mars 2012 në Prishtinë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi dhe drejtoresha e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra, kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë shpalosur detaje rreth këtij aktiviteti.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se kjo konferencë, e cila organizohet nga Këshilli Britanik në Kosovë, Këshilli Britanik në Washington DC dhe Ambasada Britanike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, është konferenca e parë globale e këtij lloji që mbahet në Kosovë.

“Për herë të parë në Kosovë është vendosur të takohet një grup nga 40 liderësh më të mëdhenj nga Amerika Veriore, nga Meksika, por edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën”, bëri të ditur Selimi.

Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik në Kosovë, ka thënë se kjo Konferencë është në vazhdën e konferencave të mbajtura edhe vitin e kaluar në kuadër të projektit “Kosovo Talks EU”. “Këtë radhë sjellim në Kosovë 40 pjesëmarrës, prej Amerikës Veriore, Meksikës dhe Evropës, me fokus të veçantë në shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Tema e Konferencës është ‘Fuqizimi i Ballkanit’, dhe arsyeja pse e kemi zgjedhur këtë temë është sepse mendojmë që momentalisht Ballkani si rajon, ka një momentum të ri, ka zhvillime pozitive”, tha Emra.

Ajo bëri të ditur se në kuadër të Konferencës “Rrjeti Transatlantik TN2020”, Kosova mirëpret 40 pjesëmarrës të cilët do të diskutojnë në katër sektorë të ndryshëm, pasi që pjesëmarrësit do të vijnë prej medieve, biznesit, qeverisë dhe shoqërisë civile.

“Përzgjedhja e pjesëmarrësve ka qenë një proces tremujor, të cilët janë zgjedhur me aplikime, kanë bërë punë para se të vijnë në Kosovë, kështu që në Kosovë vijnë të përgatitur për Konferencë. Gjatë këtyre tre ditëve pjesëmarrësit do të takohen edhe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, duke përfshirë këtu Zyrën e Kryeministrit, MTI-në, mediet dhe shoqërinë civile”, bëri të ditur Emra.

Në interesimin e gazetarëve për efektin e pritshëm të kësaj Konference, zëvendësministri Selimi, tha se në strategjinë e vitit të kaluar janë identifikuar disa arsye se përse Kosova nuk ka komunikim më të thellë me shtetet që nuk na kanë njohur, përfshirë edhe pesë shtetet e BE-së. “Si pjesë e këtij revidimi strategjik ne kemi propozuar disa hapa në etablimin dhe thellimin e komunikimit. Ky është njëri prej hapave, që ne tash gjatë krejt viti do të mundohemi në mënyrë të pandalshme që me Athinën, Nikozinë, Bukureshti, Bratislavën dhe Madridin të kemi kontakte shumë më të shpeshta, me krejt spektrin e shoqërisë së këtyre vendeve, pra jo vetëm në aspektin diplomatik”, tha Selimi.

Zëvendësministri bëri të ditur se si pjesë e projektit të sivjetshëm me Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Këshillin Britanik, do të jetë edhe organizmi për herë të parë i evenimenteve, konferencave në këto kryeqytete, pra që nga Kosova të shkojnë përfaqësues të shoqërisë civile, politikës, biznesit që në këto kryeqytete të krijohen rrjete të reja. “Ne shpresojmë se me projekte të tilla të shumta që janë zhvilluar vitin e kaluar dhe të cilat do të vazhdojnë gjatë këtij viti do ta thellojmë dhe do ta ndihmojnë atmosferën e përgjithshme, e cila do të shkojë drejt njohjes”, tha Selimi.

Drejtoresha e Këshillit Britanik, Arjeta Emra, bëri të ditur po ashtu se sivjet për herë të parë është krijuar një fond i veçantë për avokim.

“Kështu që për shembull nëse një gazetar, një përfaqësues i shoqërisë civile në Kosovë merr ftesë për një konferencë në një nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, mund t’i drejtohet MPJ-së dhe Këshillit Britanik dhe mund t’i ndihmojmë në aspektin e shpenzimeve”, tha Emra.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Shpat Kasapi dhe Sabri Fejzullahu ndalohen të shkojnë në Angli për një vit

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Disa këngëtarë të njohur, gjatë javës që kaloi nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Londrës për të mbajtur koncerte atje, pasi Ambasada Britanike në Prishtinë ua ka ndalur udhëtimin për një vit rresht, për shkak të keqpërdorimit të vizave. Bëhet fjalë për këngëtarët Sabri Fejzullahu, Teuta Selimi, Shkëlzen Jetishi dhe Shpat Kasapi, të cilëve Ambasada Britanike ua kishte rrefuzuar vizat me arsyetimin se ata kanë keqpërdorur vizat, pasi në shtetin britanik kanë qëndruar me viza turistike, ndërsa kanë kryer aktivitete përfitimi të cilat quhen ilegale me këto lloj vizash.

Nuk është hera e parë që këngëtarët tanë përballen me probleme gjatë marrjes së vizave, pasi nuk mund të udhëtojnë pa viza nëpër vende të ndryshme e posaçërisht në vende që kanë regjim të fortë, ku kërkohen dokumente shtesë e, në rast se në kufi dhe në aeroport tregojnë së kanë udhëtuar për koncerte, atëherë ata mund edhe të kthehen mbrapsht, pasi nuk kanë viza pune.

Një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe Noizy-t, së bashku me disa anëtarë të grupit gjatë udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për koncerte. Veçanërisht kjo ndodh me këngëtarët nga Kosova, të cilët e kanë shumë problem udhëtimin në shtetet “Shengen”, pasi ka vende që ende nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet.

Sabri Fejzullahu dhe Shkëlzen Jetishi shpesh kanë hasur të njëjtin problem gjatë karrierës së tyre, ndërsa Teuta Selimi edhe pse poqëndron në shtetin zviceran, si duket për qëndrim në këtë vend nuk e ka pasur problem deri në momentin që Zvicra ka lejuar udhëtimin dhe qëndrimin edhe me vizë “Shengen”.

Shpat Kasapi, i cili disponon pasaportën e Republikës së Maqedonisë, udhëtimin në vendet “Shengen” nuk e ka pasur problem për faktin se Bashkimi Europian ia ka larguar regjimin e vizave shtetit fqinj, por britanikët kanë konstatuar keqpërdorimin e vizave turistike për qëllime përfitimi.

PanoramaPlus

Ambasada Britanike dyfishon cmimet për vizat

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Ambasada Britanike dyfishon cmimet pr vizatTIRAN- Ambasada e Mbretris s Bashkuar ka dyfishuar cmimet pr aplikantt pr viz. Qytetar t shumt q paraqiten pran zyrave t ksaj ambasade pr t aplikuar pr viz, jasht kamerave shprehin gjith zemratn e tyre pr rritjen e cmimeve, t cilat i konsiderojn mjaft t larta pr xhepat e tyre. Nj student q dshiron t zhvilloj studimet master n Angli, duhet t paguaj nj cmim m t lart se nj vit m par, n vlern e 434 mij lekve. Por cmimet jan rritur pr t gjitha kategorit, qoft pr bashkim familjar, kontrat pune apo edhe viz turistike.

T friksuar pr t shprehur shqetsimin e tyre para kamers, qytetart shprehen jasht tyre dhe e cilsojn Ambasadn Britanike nj dogan q vjel ndjeshm t ardhurat e tyre, sic thon ata. Por cmimet e larta mbartin edhe nj tjetr shqetsim, at t refuzimit t vizs dhe moskthimit t parave mbrapsht.

“Mund t’ju them se viza turistike, kushtonte 165 mij lek t vjetra pr aplikant, ndrsa viza studentore pr djalin tim kushtonte 434 mij lek t vjetra. Un hern e par kam qen e refuzuar nga aplikimi pr viz turistike, pa ndonj arsye shum konkrete. Sa her q do futesh, paguan dhe nuk t kthehen. Ka aplikant q kan qen nj familje me 4 veta dhe kan paguar gati 1 milion e 700 mij lek dhe jan futur pr s dyti, pr s treti dhe lekt asnjher nuk kthehen”, shprehet nj qytetare.

“Hern e par isha me vajzat m refuzuan, tani prsri ma kan refuzuar dhe prsri do shkoj sot. Pra sht hera e tret q shkoj sot, ndrsa lekt asnjher nuk m jan kthyer”, shprehet nj i moshuar.

Cmimet pr t aplikuar pr viz jan rritur vetm nga Ambasada e Mbretris s Bashkuar, ndrsa n ambasadat e tjera cimet nuk kan psuar ndryshim.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)


VIDEO: Ambasada Britanike dyfishon cmimet pr vizat

Greva e invalidëve në ditën e 9-të, ende asnjë përgjigje për kërkesat

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Greva e invalidëve në ditën e 9-të, ende asnjë përgjigje për kërkesatTIRANE- Greva e para dhe tetraplegjikëve ka rënë në vesh të shurdhët. Megjithëse kanë hyrë në ditën e nëntë të ‘ngujimit’ asnjë institucion shtetëror nuk ka denjuar t’u kthejë përgjigje për kërkesat e tyre. Ndërkohë që gjendja shëndetësore e 21 personave me aftësi të kufizuara të futur në këtë grevë urie përkeqësohet çdo ditë.

Kjo situatë alarmante nuk ka kaluar pa rënë në sy të Këshillit Britanik dhe ambasadën angleze në vendin tonë, të cilët të shqetësuar u kanë kërkuar institucioneve të takohen urgjentisht me grevistët dhe të gjejnë rrugët e zgjidhjes. Sidomos sa i përket Këshillit Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilët kanë punuar me OSBE dhe Këshillin Britanik për të krijuar një cilësi më të mirë të jetës për personat e kësaj kategorie. Megjithëse dje kanë mbyllur ditën e tetë të grevës së urisë, askush nga institucionet përgjegjëse duket se nuk e ka ‘vënë ujin në zjarr’ për kërkesat e tyre. Gjendja e tyre shëndetësore rëndohet çdo ditë, por për kërkesat ekonomike të përsonave para dhe tetraplegjikë nuk ka ende një përgjigje zyrtare.

Ndërkohë që mëngjesin e djeshëm 51-vjeçari, Adem Demushi, i cili vuante nga veshkat është dërguar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi. Duke iu referuar kësaj situate britanikët janë shprehur tejet të shqetësuar dhe me anë të një komunikate për shtyp, kanë kërkuar që të ndërhyhet urgjentisht për të zgjidhur situatën. “Ambasada Britanike dhe Këshilli Britanik në Shqipëri dëshirojnë të shprehin shqetësimin e tyre për grevën e urisë nga përfaqësuesit e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Ne nxisim palët e përfshira që të angazhohen në dialog konstruktiv për të zgjidhur shqetësimet e tyre. Si hap i parë, ne inkurajojmë Këshillin Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara të takohen urgjentisht për të diskutuar çështjen. Mbretëria e Bashkuar beson se një shoqëri gjithëpërfshirëse, është një shoqëri dinamike. Këshilli Britanik ka punuar me OSBE-në për të forcuar Këshillin Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara, i cili synon të krijojë një cilësi më të mirë të jetës për njerëzit me aftësi të kufizuara.
(s.g/Balkanweb)


FOTO: Greva e invalidëve në ditën e 9-të, ende asnjë përgjigje për kërkesat

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje