Posts Tagged ‘Arjan Tartari’

Tahiri: Gjobë se i prisha humorin Vokshit, për Gërdecin s’u dënua njeri

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

TIRAN- Deputeti i Partis Socialiste Sajmir Tahiri komentoi sot n salln e Kuvendit gjobn q ai ka marr, n lidhje me deklaratat e bra n emr t deputetes demokrate Albana Vokshi.

Deputeti i majt tha se, sht e papranueshme q ai ka marr nj gjob 33 milion lek t vjetra, vetm se tha t vrteta q i prishn humorin nj deputeteje, ndrsa shtoi se n Grdec vdiqn 26 veta e askush nuk u dnua. Tahiri prmendi edhe gjobn prej 500 mij leksh t vjetra q mori kompania ACR, kur n miner vdiq nj minator dhe u plagosn 8 t tjer. Edhe kjo gjob, sipas tij sht m e ult se ajo q ai ka marr pr shpifje.

“Para dy ditsh pa u zbardhur ende vendimi i gjykatsit, n media u prhap lajmi se un u dnova me nj gjob 33 milion lek t vjetra, pr deklaratat e mia ndaj nj deputeteje. Gjyqtari me emrin Asim Vokshi m dnoi pse thash t vrtetn pr Albana Vokshin, kur ndrkoh n po t njjtn dit pse vdiq nj minator dhe u palgosn 8 t tjr n Bulqiz, kompania u dnua vetm me 500 mij lk t vjetra. Q ktu vdesin 26 veta n Grdec dhe nuk dnohet asnj njeri, ndrkoh q i prishet humori nj deputetjeje t mazhorancs dhe dnohemi, kjo sht e vrtet. Q ktu badigardi i djalit t kryeministrit plagos si sherif nj kamarier n lokal dhe nuk dnohet, ndrkoh q i prishet humori nj deputeteje t mazhorancs ne dnohemi, kjo sht e vrtet”, deklaroi Tahiri.

Ai u ndrpre disa her gjat fjals s tij nga kryeparlamentarja Topalli, e cila i kujtoi se po fliste jasht rendit t dits. N prgjigje Tahiri i tha: “Zonj, ne nj kpucar e kemi n parlament, mos u bj rrobaqepse, t na qepsh edhe ti gojn”. Kryetarja e Kuvendit pas ksaj ndrpreu pr 5 minita seancn, duke thn se “Zotria sht jasht rendit t dits, jasht rregullores”.

Sajmir Tahiri sht nj ndr deputett e opozits, i cili ka akuzuar deputeten Vokshi pr t ardhurat e padeklaruara, t prfituara nga bashkjetuesi i saj, Arjan Tartari, pr koncesionin e nafts, dhn kompanis “Stream Oil” dhe si nj nga aksionert e kompanis “Vision Construction”.
(m.a/BalkanWeb)

VIDEO: Tahiri: Gjob se i prisha humorin Vokshit, pr Grdecin su dnua njeri

Atentati ndaj Tan Leprit, policia ngre grup hetimor

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Atentati ndaj Tan Leprit, policia ngre grup hetimorTIRANE- Dritan Avllaj i njohur ndryshe si Tan Lepri është plagosur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 me armë zjarri. Biznesmeni Avllaj ka qënë duke udhëtuar në makinën me targa EL 412 C, në momentin që është qëlluar. (makina ne foto)

Ngjarja ndodhi pranë tregut elektrik në rrugën “Mihal Grameno” të kryeqytetit. Sipas policisë, në makinë janë gjetur mbi 6 shenja plumbash, ndërsa Avllaj është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar operacionit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Mjekët, cituar sot nga “Gazeta Shqiptare” kanë thënë se Dritan Avllaj është prekur nga 2 plumba, nga të cilët njëri i ka prekur supin e djathtë. Ndërsa plumbat e tjerë nuk kanë mundur të depërtojnë xhamin e makinës së blinduar. 

NGRIHET GRUPI HETIMOR, POLICIA:  TENTUAN TA VRITNIN
Policia jep versionin zyrtar të atentatit ndaj Dritan Avllaj. Në njoftimin e policisë të shpërdarë sot në thuhet se “Dje rreth orës 21.30’, në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë, është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi Dritan Fatbardh Avllaj, vjec 40, banues në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak Tiranë QU, jashtë rrezikut për jetën.” Menjëherë në vendngjarje shkuan Oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Ekspert Kriminalist, të cilët bënë të mundur sigurimin dhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat. Një grup i posacëm hetimor është ngritur menjëherë pas ngjarjes dhe po merret me procedurat e marrjes në pyetje e veprimeve të tjera hetimore, me synim zbardhen e motiveve, idetifikimin dhe kapjen e autorëve, të kësaj vrasje të mbetur në tentativë.
Materialet hetimore të përpiluara, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

TAN LEPRI LE SPITALIN USHTARAK
Ora 08: 40 Biznesmeni është larguar nga Spitali Ushtarak sot në mëngjes rreth orës 06:00 informon NEWS24. Për momentin nuk dihet destinacioni i Dritan Avllajt, menjëherë pas daljes nga spitali ku gjatë natës iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbit që kishte prekur shpatullën e tij.

GSH: “TAN LEPRI U QELLUA ME SKORPIONS”

“Gazeta Shqiptare” e cila i referohet burimeve të besueshme të policisë, shkruan sot për dyshimet se Tan Lepri mund të jetë qëlluar me armë tipit “Skorpions”. E gjithë Tirana në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes është blinduar me postblloqe policore për të bërë të mundur kapjen e atentatorëve. Për momentin nuk dihen ende pistat e hetimit si dhe autorët e mundshëm të këtij krimi, por policia vazhdon mbledhjen e provave. Është marrë në pyetje shoferi i Tan Avllajt, si dhe pritet dëshmia e vetë Dritan Avllajt.

Dritan Avllaj u akuzua në fund të vitit të kaluar nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi se ai i kishte kërkuar 20% ryshfet bashkëshortit të saj për lejet e ndërtimit. Ndërkohë në 29 dhjetor 2010, njësia e specializuar Task-Forcë vendosi pushimin e hetimeve të nisura kryesisht mbi bazën e akuzave publike të Vokshit, e cila shprehej se bashkëjetuesi i saj, Arjan Tartari kishte pranuar të ishte si aksioner në masën 20 për qind me Dritan Avllajn, njohur ndryshe si Tan Lepri, pasi ky i fundit i kishte premtuar nxjerrjen e lejes pranë Bashkisë së Tiranës për shkak të njohjes që kishte me kryebashkiakun Rama. Por ndryshe sa deklaronte publikisht për “skema korruptive në Bashkinë e Tiranës”, para hetuesve Vokshi ka thënë krejt të kundërtën.
(s.g/ m.a/ BalkanWeb)


FOTO: Tiranë, atentat “Tan Leprit” plagoset biznesmeni VIDEO: Tiranë, atentat “Tan Leprit”, plagoset biznesmeni

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje