Posts Tagged ‘Arlind Kozeli’

Vlorë, ndotja akustike, penalizohet 31-vjeçari

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Vlor, ndotja akustike, penalizohet 31-vjeariVLORË- Policia e Vlorës ka penalizuar sot një 31-vjeçar nga kryeqyteti, punonjës në një disko verore në bregdetin e Dhërmiut, duke e akuzuar atë për prishje të qetësisë publike.

Uniformat blu kanë njoftuar se kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Arlind Kozeli, që ushtron profesionin e DJ në një disko verore në Dhërmi.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar ú verifikuar se diskoja prodhonte muzikë me volum të lartë tej normave të lejuara dhe në kundërshtim me normativat dhe oraret e përcaktuara për zonat bregdetare.

Gjatë javëve të fundit policia e Vlorës ka ushtruar një numër kontrollesh ndaj diskove dhe lokaleve të ngjashme, që ndodhen pranë qendrave të banuara dhe nuk plotësojnë kushtet për respektimin e niveleve të caktuara të muzikës.

Për këtë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe pronarë apo punonjës të lokaleve të tjera, të cilët nuk kanë respektuar orarin e funksionimit dhe normat e nivelit të muzikës.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje