Posts Tagged ‘Atifete Jahjaga’

Lojërat Olimpike, ekipi shqiptar parakalon i treti

Written by admin on . Posted in Sport

Lojrat Olimpike, ekipi shqiptar parakalon i tretiLONDËR- Peshëngritësja Romela Begaj mbajti flamurin Kuq e Zi gjatë parakalimit të ekipit shqiptar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, mbajtur mbrëmjen e djeshme.

Ekipi shqiptar është i përbërë nga 10 sportistë, trajnerët dhe stafi i KOKSH. Ekipi shqiptar parakaloi i treti në radhë. 

Para fillimit të ceremonisë Kryeministri Berisha përshëndeti sportistët shqiptarë në një pritje të organizuar në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Jahjaga e gatshme për takim me Nikolicin

Written by admin on . Posted in Lajme

Jahjaga e gatshme pr takim me NikolicinPRISHTINE-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shprehet se është e gatshme për bisedime me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic.
Ajo bën të ditur se dialogu i ardhshëm duhet të fokusohet edhe në dëmshpërblime të luftës, ndërsa për veriun e Kosovës tha se vullneti i qytetarëve nuk do të thotë që çdo komunë dhe çdo fshat ka të drejtë për vetëvendosje e shkëputje.

“Mund të flasim vetëm si lider legjitim dhe legalë të shteteve tona, duke shprehur vullnetin e qytetarëve tanë. Dhe, përmes këtij dialogu të gjenden zgjidhje të qëndrueshme që nënkuptojnë paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë”, tha Jahjaga në një intervistë për ditoren “Danas” të Novi Sadit.

Ajo shtoi se Kosova dëshiron që krerët e rinj të Serbisë të pranojnë realitetin dhe ta njohin sa më shpejtë Republikën e Kosovës dhe që si dy vende fqinjë të vendosin marrëdhënie diplomatike e të bashkëpunojnë në rrugën e integrimit euroatlantik.

Jahjaga tha se marrëveshjet që janë produkt i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit po zbatohen ngadalë, sepse pala serbe nuk është e gatshme për të realizuar atë që kishte rënë dakord.

Sipas saj, nga Beogradi pritet të ngrihet niveli i dialogut për çështjet e dëmshpërblimeve të luftës, personave të zhdukur, gjykimet për krime lufte.

“Liderët e Serbisë deri më tash nuk janë deklaruar publikisht për këto çështje”, tha Jahjaga.

Ajo hodhi poshtë kërkesat e serbëve nga veriu i Kosovës që të mbesin pjesë e Serbisë, duke theksuar se vullneti i qytetarëve nuk do të thotë që çdo komunë dhe çdo fshat ka të drejtë për vetëvendosje e shkëputje.

“Mund të supozoni se çka do të mbetej nga shteti i Serbisë nëse parimi i vetëvendosjes ulet në atë nivel”.

Presidentja shprehi besimin se Kosova së shpejti do të përmbushë të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit, të cilat janë thelbësore për qytetarët e Kosovës që të mund të udhëtojnë në BE pa viza.

(d.b/BalkanWeb)

Kodi Penal, Jahjaga: Shënuam një hap prapa

Written by admin on . Posted in Lajme

Kodi Penal, Jahjaga: Shnuam nj hap prapaPRISHTINE - Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur zhgënjimin e thellë me atë çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, më saktësisht me dështimin e këtij institucioni për të votuar ndryshimet e nenit 37 dhe 38 të Kodit Penal të Kosovës, që kanë të bëjnë më lirinë e medias.

Në një prononcim për televizionin publik të Kosovës, Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes, Atifete Jahjaga, ka thënë se “shprehim po ashtu zhgënjimin që deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe komuniteti i gazetarëve nuk kanë arritur të akomodojnë kërkesat e njërës dhe të palës tjetër”.

“Kemi shënuar një hap prapa në këtë çështje”, ka thënë Vllahiu. Prandaj sipas tij, aktualisht po shqyrtohen mundësitë ligjore e kushtetuese për të gjetur një rrugëdalje nga situata e krijuar.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Jahjaga: Pres njohjen edhe nga 5 vendet anëtare të BE

Written by admin on . Posted in Lajme

Jahjaga: Pres njohjen edhe nga 5 vendet antare t BEPRISHTINË- Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, në takimin qe zhvilloi sot me drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hans-Dieter Lucas, theksoi se pret që në një të ardhme të afërt pavarësia e Kosovës të njihet edhe nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë. 

Ajo theksoi rolin shumë të rëndësishëm që ka Gjermania dhe përkrahjen për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin në familjen evropiane.
Jahjaga përshëndeti vendimin e Bashkimit Evropian që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave. 

Presidentja Jahjaga, sipas zyrës së saj, kërkoi nga Lucas që diplomacia gjermane të vazhdojë trysninë ndaj Republikës së Serbisë me qëllim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar dhe ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe që veprojnë në tri komunat në veri të vendit. 

Drejtori Politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Hans-Dieter Lucas, rikonfirmoi mbështetjen dhe përkushtimin e Qeverisë Gjermane për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në BE. Ai e siguroi presidenten Jahjaga se Gjermania do të angazhohet që Kosova në procesin e integrimit në BE të ecë krahas vendeve të rajonit. 
(e.m/BalkanWeb)

Rita Ora, Ambasadore Nderi e Kosovës

Written by admin on . Posted in VIP Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës pritet ta emërojë këngëtaren Rita Ora si Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës nëpër botë.

Një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë për Express së kjo ministri është duke e përgatitur një listë me emra të shqiptarëve që tashmë njihen nëpër vende të botës, të cilën mandej do t’ia dorëzojë presidentes Jahjaga.

“Në mesin e shumë personaliteteve të njohura gjendet edhe kosovarja, e cila jeton në Britani, Rita Ora – e cila asnjëherë nuk ka nguruar të përmend dhe të promovojë prejardhjen e saj nga Kosova”, ka thënë ky burim.

Kjo listë me emra pritet që shumë shpejt t’i dorëzohet presidentes Atifete Jahjaga, cila edhe pritet që t’i dekretojë këta VIP si ambasadorë nderi të Kosovës.

Presidentja kthen në Kuvend Kodin Penal

Written by admin on . Posted in Lajme

Presidentja kthen n Kuvend Kodin PenalPRISHTINE-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka vendosur sot të kthejë në Kuvend të Republikës së Kosovës për rishqyrtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës, i miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 20 prill 2012.

“Bazuar në kompetencat e Presidentes së Republikës së Kosovës, sipas nenit 84 pika 6 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal 5shtë marrë se u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve si dhe me Nenin 22.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i presidentes.

Kodi Penal ka arritur në zyrën e presidentes më 4 maj 2012. Dy nenet e kontestueshme nga asociacionet vendore dhe ndërkombëtare të mediave, neni 37 dhe 38, janë cilësuar si “përpjekje për të heshtur gazetarinë investigative”.

Nenet në fjalë kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.

AGPK dhe UGK mirëpresin vendimin e presidentes
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës mirëpret vendimin e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga që të kthejë Kodin e Ri Penal në Parlamentin e Kosovës, thuhet në njoftimin e këtij asociacioni.

“AGPK-ja vlerëson se me një vendim të tillë është shpëtuar Liria e Shtypit në Kosovë, e cila rrezikohej seriozisht nga përmbajtja e Kodit aktual”.

Asociacioni i ka bërë thirrje Kuvendit “që të pranojë kërkesat e komunitetit të gazetarëve”, kurse subjektet politike në pushtet dhe opozitë ka ftuar “të mbështesin kërkesat e gazetarëve”.

Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, këtë veprim të presidentes, e konsideron si një vendim të arsyeshëm dhe të domosdoshëm, për të mundësuar, lirinë medieve dhe zhvillimin e tyre, thuhet në njoftimin e UGK-së.

Unioni kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që “nenet e diskutueshme që prekin drejtpërdrejtë lirinë e medieve dhe të gazetarëve të modifikohen dhe të specifikohen në atë mënyrë që të mos rrezikohet njëri nga parimet themelor të demokracisë – lirinë e medieve”.

OSBE gjithashtu mirëpret vendimin

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Ëerner Almhofer mirëpriti sot vendimin për të kthyer në rishikim në Kuvendin e Kosovës dispozita të caktuara të kodit të ri penal të cilat kërcënojnë të zvogëlojnë lirinë e mediave.

“Unë e mirëpres vendimin për t’i kthyer nenet 37 dhe 38 të kodit të ri penal të Kosovës për rishikim në Kuvend. Këto dy nene në formën aktuale minojnë lirinë e mediave”, citohet të ketë thë Almhofer, në një komunikatë shtypi.

“Neni 37 i veçon mediat dhe gazetarët nga të gjithë personat tjerë apo entitetet ligjore të cilët potencialisht mund të kryejnë një vepër penale duke shpërndarë disa lloje të caktuara të informatave. Për më tepër, ai lejon që një person të mbajë përgjegjësi penale për ndonjë keqbërje të një personi tjetër.”

“Neni 38 dështon të themelojë një të drejtë pozitive për media për të mos zbuluar burimet e informacionit dhe nuk e specifikon qartë situatën në të cilën medias do t’i kërkohej ta bënte këtë”.

Almhofer i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës që edhe një herë t’i rishikojë këto dispozita dhe t’i adresojë brengat e ngritura nga organizatat për lirinë e mediave dhe vetë mediat.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Atifete Jahjaga: Në ballo isha për bamirësi

Written by admin on . Posted in Lajme

Atifete Jahjaga: N ballo isha pr bamirsiPRISHTINE- Pas kritikave të shumta të medias koso vare se presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në Ballon Vjeneze në Ditën e të Pagjeturve, stafi i saj reagoi dje me një deklaratë zyrtare. “Në kuadër të axhendës së aktiviteteve të Presidentes së Kosovës për ditën e premte 27 prill 2012, protokolli i Zyrës së Presidentes me kohë i ka njoftuar organizatorët e Ditës së Përkujtimit të të Pagjeturve, se Presidentja nuk do të mund të marrë pjesë në përkujtimin dhe në vënien e gurë themelit në Kompleksin Memorial në Mejë. 

Gjithashtu me kohë është njoftuar edhe FSK-ja se Presidentja nuk do të mund të marrë pjesë në ushtrimin fushor “Shqiponja 1″. Më 27 Prill në mbrëmje, është mbajtur për herë të parë në Prishtinë “Balloja Vjeneze”, një ngjarje tradicionale austriake me qëllime humanitare dhe bamirësie. Në kuadër të këtij manifestimi janë mbledhur fonde të posaçme për Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për fëmijët e Kosovës”, – thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës kosovare.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Akan Ismaili, zyrtarisht Ambasador i Kosovës në SHBA

Written by admin on . Posted in Lajme

Presidentja e Republikës e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Akan Ismaili.

Presidentja Jahjaga dhe Ministri i Jashtëm Hoxhaj diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij Ambasadorit të ri në SHBA, Akan Ismaili.

Me këtë rast, Ambasadori Ismaili ka marr letrat kredenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Presidentja Jahjaga e udhëzoi Ambasadorin Ismaili që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira Presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme.

Ambasadori Ismajli me 02.05.2012 do t’i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ambasadori Ismajli para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Jahjaga – Zanierit: Jo zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë

Written by admin on . Posted in Lajme

Gjatë takimit të sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zainer, është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e ndihmës që OSBE-ja e jep në fushën e demokratizimit dhe të sigurisë, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Zanier, që në Kosovë ka shërbyer si përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ka shfaqur interesimin e tij për mundësinë e votimit të shtetasve të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Në njoftim, më tutje, thuhet se presidentja Jahjaga, në takimin me Zanierin, ka thënë se zgjedhjet lokale të Serbisë nuk mund dhe nuk do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës sepse cenojnë integritetin territorial të Kosovës.

Ajo më tutje ka theksuar se institucionet e Kosovës e njohin standardin ndërkombëtar me të cilin shtetasit me shtetësi të dyfishtë e gëzojnë të drejtën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, dhe për këtë do të respektohen konventat ndërkombëtare.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Mediat maqedonase s’publikojnë telegramet nga Kosova dhe Shqipëria

Written by admin on . Posted in Lajme

Dy ditëve të fundit asnjë nga telegramet ngushëlluese të dërguara në adresë të presidentit, kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë shtetëror, por edhe reagimet dhe shqetësimet e shprehura përmes medieve nga Shqipwria dhe Kosova, nuk janë cituar dhe theksuar nga asnjë media maqedonase, raporton INA.

Dy ditë pas incidentit të vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, kanë pasuar reagimet e shpejta të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, presidentes Atifete Jahjaga, partive tjera politike shqiptare.

Mediat maqedonase i kanë dhënë rëndësi të veçantë dhe si kryelajm reagimit dhe telegramit të ministrit të brendshëm serb Ivica Daçiq, i cili i pari dërgoi telegramin për ngjarjen, ministrit serb Vuk Jeremiq dhe partive minore në Maqedoni dhe rajon.

Vrasja e pesëfishtë është ndjekur në të gjitha edicionet e mediave shqiptare, përmes raportimeve dhe reportazheve ekskluzive nga mediat e njohura në Tiranë dhe Prishtinë, mirëpo edhe në këtë rast nuk u citua asnjë nga mediat shqiptare për mbulimin e kësaj ngjarje, derisa u cituan dhjetëra media tjera të rajonit, sidomos ato serbe, se kanë ndjekur situatën e fundit dhe vrasjen në Maqedoni.

Shpërndaje:

  • Printo
  • Email

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje