Posts Tagged ‘Aurela Isufi Basha’

Gruaja e Bashës refuzoi shtetësinë shqiptare për atë holandeze

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Gruaja e Bashës refuzoi shtetësinë shqiptare për atë holandezeTIRANE_ Lulzim Basha, kandidati i maxhorancës për bashkinë e Tiranës, nuk do të ketë votën e bashkëshortes së tij Aurela Isufi ( Basha) në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Bashkëshortja e ish ministrit të Brendshëm nuk është shtetase shqiptare, por holandeze.

“Gazeta Shqiptare” publikoi sot dokumentet ku vërtetojnë se Aurela Isufi (Basha), prej 7 vitesh ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Lënia e shtetësisë është firmosur dhe nga presidenti i atëhershëm Alfred Moisiu, dhe emri i zonjës Isufi (Basha) ndodhet në listën e emrave të cilët presidenti nëpërmjet dekretit me numër 4117 ka lejuar lënien e shtetësisë. ( Nje faksimile e ketij dokumenti është botuar sot në GSH)

“Gazeta Shqiptare” në kryeartikullin e saj “Gruaja e Lulzim Bashës la shtetësinë shqiptare”, zbulon se meqë Aurela Isufi është shtetase holandeze, nuk gëzon të drejtën për të votuar as për bashkëshortin e saj, dhe emri nuk i figuron në listat e zgjedhësve.
(s.g/balkanWeb)


Nje njolle per Lulzim Bashen…. (Nga ALBA MALLTEZI)VIDEO: Gruaja e Bashës refuzoi shtetësinë shqiptare për atë holandeze

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje