Posts Tagged ‘Bashkimi Evropian’

Stefanovic: Bisedimet me Kosovën sipas Kushtetutës së Serbisë

Written by admin on . Posted in Lajme

Stefanovic: Bisedimet me Kosovn sipas Kushtetuts s SerbisBEOGRAD- Rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të mbahej në mes të muajit prill në Bruksel, ndërsa në rend të ditës do të jetë mbyllja e temave të filluara, tha sot kryesuesi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanovic.

“Bisedimet po udhëhiqen në harmoni me Kushtetutën e Serbisë”, tha zoti Stefanovic, gjatë një diskutimi për perspektivën e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Këto bisedime kanë filluar më 8 mars në Bruksel dhe ato lehtësohen nga Bashkimi Evropian. Udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në këtë dialog, është zëvendës kryeministrja Edita Tahiri.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Kriza e zgjedhjet sjellin sërish Kantrimen në Tiranë

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Kriza e zgjedhjet  sjellin sërish Kantrimen në TiranëTIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Pas vizitës së komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fule, në Tiranë do të vijë sot Zv/ndihmëssekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen më synimin për të bindur udhëheqësit politik shqiptare në arritjen e një marrëveshje politike, si dhe për të dhënë apelin e SHBA për zgjedhjet lokale të 8 majit. Kantrimen do të zhvillojë takime me presidentin Bamir Topi, në ora 15.45. Më pas do të takohet me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës Edi Rama. Gjithashtu në axhendë, ashtu si herët e shkuara, parashikohet dhe takimi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto.

Kjo vizitë është e dyta pas demonstratës antiqeveritare të 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 demonstrues, dhe vjen në momentin kur maxhoranca dhe opozita ende nuk kanë arritur një marrëveshje mes tyre për zhvillimin e zgjedhjeve lokale sipas standardeve. Marrëveshja e propozuar nga kreu i grupit parlamentar i PD-së, Astrit Patozi ende nuk po firmoset nga partia kryesore e opozitë, socialiste. Pikërisht sot është lënë afati i nënshkrimi të këtij pakti politik. Ndërkohë që pas këtyre takime me zyrtarët e politikanët shqiptarë Kantrimen mund të mbajë një konferencë shtypi.
(s.g/balkanweb)


Apeli i Ashton: PS-PD të intensifikojnë dialogun

Zgjedhjet e 8 Majit Lajcak përsëri në Tiranë më 22 Mars

Written by admin on . Posted in Lajme Shqiperia

Zgjedhjet e 8 Majit Lajcak përsëri në Tiranë më 22 MarsBRUKSEL- I dërguari i posacëm i BE-së Miroslav Lajcak vjen sërish në Tiranë, tashmë për të negociuar me palët politike mbi përmbushjen e kushteve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 Majit.

Në një njoftim të zyrës së KE-së në Tiranë thuhet se “Bashkimi Evropian do të dërgojë në Tiranë më 22 mars të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajcak. Misioni i tij do të përqëndrohet tek negociimi për plotësimin e kushteve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 Majit”.

Kjo është hera e tretë që Lajcak vjen në Shqipëri në përpjekje për të zgjidhur situatën politike por deri tani nuk është arritur asnjë gjë konkrete. Kriza politike dhe ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona e kanë detyruar të dërguarin e BE të zhvillojë takime të njëpasnjëshme mePresidentin Topi kryeministrin Berisha dhe kreun e PS, Edi Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Air Kosova
Kosmobile - Kosova Mobile
Shpallje